E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e pagave për mjekët e qendrave shëndetësore

Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana u shpreh se pagat e mjekëve dhe stimulimi i punës së stafit mjekësor mbetet një prioritet i pandryshuar i Qeverisë, politikë e cila reflektohet edhe në këtë rritje pagash që u miratuan sot.

“Rritja e pagave është dyfishuar për mjekët dhe infermieret vetëm gjatë viteve të fundit, duke arritur deri në 83 mije lekë të reja për mjekët e familjes në zonat e thella malore”, tha drejtoresha e ISKSH-së.

Rritja sipas zonave

-Rritja më e lartë është parashikuar për mjekët të cilët mbulojnë zonat qendrore paga e të cilëve, nga 52.835 lekë, bëhet 55.335 lekë.
-Për mjekët që mbulojnë zonat kodrinore paga rritet nga 63.335 lekë ne 65.335 lekë;
-Ndërsa mjeket e zonave malore, paga e të cilëve ishte 81.835, bëhet 83.335 lekë të reja.
- Pra, një mjek në zonën qendrore që mbulon 2000 banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen mbi 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto rreth 55 mijë lekë
-ndërsa një mjek në zonat e thella malore që kryen 6 vizita në ditë do të paguhet me pagë mujore rreth 83 mijë lekë.

Edhe pagat e mjekëve specialistë në qendrat shëndetësore do të kenë një rritje me rreth 4%.
Paga mujore bruto e mjekëve specialistë me vjetërsi pune mbi 25 vjet  varion nga 53.300  lekë në 56.500 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 300 mjekë specialistë me një efekt financiar deri në fund të vitit 2012 prej rreth 3.5 milion lekë.

Paga e personelit infermieristik në total ka një rritje rreth 2.2  %. Nga 15 Korriku pagat e infermiereve me arsim të mesëm profesional,  arrijne deri ne 35.500 leke,  ndërsa pagat e infermiereve me arsim të lartë janë rritur me 4%, pra nga 38.000 lekë shkojnë në  40.000 lekë.

Nga kjo rritje përfitojnë mbi 6600 infermierë, me nje efekt financiar deri në fund të vitit 2012, rreth 29.7 milion lekë. Në total për shërbimin parësor, përfitojnë rritje page rreth 9300 punonjës me një efekt financiar 61.6 milion lekë dhe kjo rritje nis që nga data 15 korrik 2012. /Start/

                                                                                             2012-09-03 13:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›