Ushtria në këmbë kundër zjarreve

Gjatë ditës së sotme në operacionin për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar rreth 377 forca, 19 mjete dhe një helikopter i Bazës Ajrore në Farkë.
Forcat dhe mjetet e ushtrisë janë përfshirë pothuajse në të gjitha zonat e prekura nga zjarri, ku më të përqendruara janë në zonat më problematike në qarkun e Tiranës, të Korçës, të Dibrës dhe të Shkodrës.
Ndërhyrjet gjatë ditës së sotme
Në qarkun e Tiranës, në komunën Dajt dhe në Malin e Dajtit janë angazhuar 100 forca dhe 5 mjete të Forcës Tokësore, si dhe 20 forca dhe një mjet i ASNI-së, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit në këtë rajon. Vëmendje e veçantë vazhdon t’i kushtohet izolimit dhe shuarjes së vatrave të zjarrit në zonën përreth bllokut të antenave në Malin e Dajtit.
Në qarkun e Shkodrës, forcat e ushtrisë po operojnë në rrethin e Pukës, komuna Qafë e Malit dhe Iballë, ku janë të angazhuar 110 trupa dhe 4 mjete të Batalionit të Këmbësorisë Malore të Vaut të Dejës, të cilët vijojnë të punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit në këtë rajon.
Në qarkun e Korçës, vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë Parkun e Bozdovecit. Në këtë operacion janë të angazhuara 117 trupa dhe 7 mjete të Batalionit të Poshnjes në Berat dhe 20 forca dhe një mjet të Detashmentit të Korçës.
Në qarkun e Dibrës, në komunën Suç, fshati Ballxhai janë angazhuar 30 trupa dhe 2 mjete transporti, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit në këtë rajon. /Start/
2012-09-03 14:04