Noka: Po e fitojmë betejën ndaj zjarreve

Ai deklaroi se është shuar pjesa më e madhe e zjarreve problematike.
E dëgjova me vëmendje dje zotin Rama, ashtu siç kam dëgjuar deputet që ai ka nxjerrë në media për të ndjellë, zi, zjarre, fatkeqësi. Zoti Rama nuk është hera e parë që e bën këtë gjë. Zoti Rama duhet të ndërrojë strategji në bërjen e politikës pasi nuk mundet që një force politike, e cila ka qenë në pushtet dhe pretendon pushtet të ndërtojë politikën mbi fatkeqësinë në zona të caktuara të vendit", tha Noka pas seancën parlamentare.
"Përpara se ai të fërkojë duart me zjarret qe ndodhin, duhet të dënojë zjarrëvënijet, duhet t'i bëjë thirrje deputeteve të tij që të kontribuojnë maksimalisht dhe të bashkëpunojnë me forcat e policisë, forcat e emergjencave civile dhe ushtrisë për të reaguar në kohë, duhet t'i bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që të ketë dënime maksimale për zjarrvënësit", tha ministri Noka.
Numri një i Ministrisë së Brendshme bëri me dije gjithashtu se deri më tani janë arrestuar 70 shtetas nga organet e policisë. Gjithashtu, ai shprehu vendosmërinë e policisë për të luftuar krimin, teksa siguroi se janë marrë të gjitha masat në këtë drejtim.
"Janë shifra rekord të zbulimit të krimit dhe të arrestimeve në këtë periudhë, qoftë për vrasjet, qoftë për aksidentet, qoftë për vjedhjet, tha ai. 100% të vjedhjeve që kanë ndodhur në vend janë zbuluar, autorët janë ndaluar dhe dërguar para drejtësisë, shtoi me tej Noka.
Duke hedhur poshtë si të pabaza akuzat e opozitës për mos ndëshkueshmërinë e krimit, ministri Noka tha se, "Partia Socialiste duhet të kontribuojë për forcimin e shtetit ligjor". "Forca e ligjit do të bjerë mbi të gjithë ata që e thyejnë ligjin, theksoi ministri i Brendshëm Noka. /Start/
2012-09-03 15:25