Task Forca e MSH-së nisi kontrollet kundër duhanit

Gjobat ndaj lokaleve janë masat që synojnë reduktimin e këtij fenomeni, ndërsa shpesh pronarët e lokaleve hasin në vështirësi me klientët “kokëfortë”. Për të luftuar pirjen e duhanit në ambientet publike është ngritur edhe një Task Forcë nga MSh-ja.
“Në ndryshim nga më parë, Task Force është shtrirë me kontrolle në të gjithë vendin, me qëllim zbatimin e ligjit. Task Foce janë krijuar në të gjithë qarqet e vendit, ndërkohë që në Tiranë janë angazhuar 52 inspektorë sanitarë në kuadër të saj”, tha sot drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.
Deri në orën 13.00 të ditës së sotme, sipas tij, janë kontrolluar rreth 30 subjekte, 29 nga të cilat janë gjetur duke zbatuar ligjin dhe vetëm në një rast është vendosur gjobë. Pipero tha se “gjoba nuk është qëllimi i kontrolleve të Task Force, por zbatimi i ligjit. Standardi ynë do të jenë sa lokale, sa institucione zbatojnë ligjin”. Nga ana tjetër, po kërkohet bashkëpunimi dhe i bizneseve private për zbatimin e ligjit, për ambiente pa duhan. Ligji kundër duhanit është miratuar që në vitin 2007, ligji në thelb është i mirë, por ai nuk u zbatua kurrë. Tashmë pritet të shihet nëse do të bëhet i zbatueshëm në vijim. /Start/
2012-09-03 15:15