Rritja e papunesise ne Greqi emigrantet shqiptar probleme me lejet e qendrimit
Ervin KOCI
Edhe rreth 154 mije emigrant shqiptare i jane shtuar listes se gjate e te pafund te papunesise ne Greqi gjate muajve qershor-korrik per fatin e te cileve tani nuk mund te thuhet me gje. Por ne pritje te nje pune te perkohshme dhjetera mijera emigrante shqiptare tani po vuajne edhe friken nga problemet me policine greke e cila po i kontrollon ata per lejet e qendrimit. Me keto te fundit ka dale nje problem i ri sefundi ku ne se nuk ke nje pune te sigurt dhe nese nuk paguan sigurimet shoqerore leja e qendrimit nuk te rinovohet me. Per pasoje emigrantet shqiptare ne Greqi tani jane midis dy zjarreve atij te mungeses se punes dhe atij te dokumenteve. Nderkohe ne krahasim me vitin e kaluar papunesia u rrit ne 3. Sipas disa medieve greke emigrantet shqiptare qe kane mbetur pa pune kane probleme serioze me rinovimin e lejes se qendrimit pasi nuk plotesojne ditet e sigurimeve shoqerore. Sipas statistikave te fundit perqindja e papunesise gjate muajit qershor arriti ne 116 nga 86 qe ka qene vitin e kaluar. Qytetaret e papune arriten shifren 582.364 vete ose 154.657 vete me shume se nje vit me pare. Te gjithe te punesuarit ne Greqi deri ne muajin qershor vleresohet te kene qene 4.429.823 vete ndersa popullsia joaktive per pune ishte 4.292.452 njerez. Numri i te punesuarve u ul ne 142.493 persona krahasuar me qershorin e vitit 2009 poshte 31 dhe 1.503 persona krahasuar me muajin maj te vitit 2010.
Arsyet
Arsyet per kete reduktim jane te shumta. Arsyeja e pare eshte rritja e inflacionit i cili gjate dy muajve te fundit ishte ne 5.4 per qind dhe 5.2 per qind. Tregtaret grek e shikojne si te sigurt mundesine se inflacioni do te arrije ne 6.0 per qind. Sipas vleresimeve te IOBE-s ku merr pjese edhe Komisioni Europian zyrtarisht theksohet se inflacioni deri ne fund te vitit do te mbyllet me 4.5 per qind. Kjo shifer eshte nje humbje e drejtperdrejte e pagave te punonjesve te sektorit privat. Sigurisht ky reduktim prek edhe emigrantet te cilet punojne ne sektorin privat.
Emigrantet
Jetesa e emigranteve shqiptare ne Greqi sa po vjen dhe po behet gjithmone e me e paperballueshme. Si te mos mjaftonte kriza dhe papunesia tani barres se tyre ekonomike po i shtohen edhe taksat e larta qe shteti grek po vendos per te gjithe qytetaret ne kete vend. Nga 7 deri ne 20 per qind do te rriten taksat vjetore te makinave teli kikloforias ne baze te vjetersise se makines. Ndryshimet i vendosen Ministri i Financave Jorgos Papakonstandinu dhe Ministrja e Mjedisit Tina Birbili. Sipas gazetes Proto Thema tarifat do te rriten sipas vjetersise se automjeteve. Per makinat qe do te dalin per here te pare ne treg ne vitin 2011 tarifat do te rriten ne baze te lendes djegese. Per makinat qe gjenden ne qarkullim eshte propozuar qe te funksionoje shkalla e vjeter e vitit 2008 me rritje nga 7 deri ne 20 per qind.
Karburantet pa cilesi IQT gjobit 80 subjekte ne pak kohe
Inspektorati Qendror Teknik gjate tre muajve te fundit ka vendosur 80 gjoba per subjektet qe tregtojne karburante jashte cilesise. Kryetari i Inspektoratit Qendror Teknik Ardian Dautaj tha se grupet e inspektimit te IQT-se kane ushtruar gjate ketyre tre muajve rreth 2000 kontrolle dhe i kane propozuar Ministrise se Ekonomise heqjen e licences per 16 subjekte te cilat nuk plotesonin kushtet e tregtimit te karburantit dhe te gazit te lengshem. Sipas tij gjate kesaj periudhe nuk jane ushtruar me kontrolle individuale te inspektoreve ne njesite e tregtimit si te naftes dhe te gazit te lengshem por me grupe inspektoresh. Dautaj tha se IQT-e po merr masa te vazhdueshme per ndergjegjesimin e te gjitha subjekteve qe abuzojne me cilesine e karburantit. Inspektorati ka nisur gjithashtu prej nje jave kontrollin ne rafinerite e naftes ne Fier dhe Ballsh sipas nje urdhri te Ministrise se Ekonomise dhe Ministrise se Financave- tha Dautaj duke shtuar se kontrollet do te ushtrohen tek autobotet jashte uzinave te perpunimit te naftes. Ai shtoi se gjate vitit 2009 IQT-ja vendosi gjithsej 55 gjoba ne pikat e tregtimit te karburantit.
Komisioni i Ekonomine miraton fondin per pasaportat elektronike
Komisioni Parlamentar i Ekonomise dhe Financave shqyrtoi dje dhe miratoi projektligjin Per ratifikimin e shteses se kontrates koncesionare Per prodhimin dhe shperndarjen e kartave te identitetit dhe te pasaportave elektronike. I pranishem ne mbledhje ishte dhe Zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni i cili pervec prezantimit te projektligjit i njohu deputetet edhe me detaje te tjera specifike. Ai tha se shtesat e propozuara parashikojne hapjen e zyrave te aplikimit dhe terheqjes se dokumenteve te identitetit prane zyrave konsullore te Shqiperise ne vendet e tjera. Kontigjenti i emigranteve infrastruktura ne dispozicion dhe fluksi i aplikimeve jane kriteret kryesore qe do te mbahen parasysh per hapjen e zyrave te aplikimit jashte vendit me qellim krijimin e lehtesive maksimale per emigrantet. Fillimisht keto zyra do te hapen ne Rome Milano Athine dhe Selanik per shkak te numrit te larte te emigranteve shqiptare. Ndryshimet parashikojne edhe mundesine e hapjes se zyrave te aplikimit per emigrantet edhe ne vende te tjera te BE-se nese do te linde nevoja.
Rritet kerkesa per bono thesari bie norma e interesit
Kosto e borxhit te brendshem vazhdon te bjere. Ne ankandin e zhvilluar dje ne Banken e Shqiperise bonot me afat maturimi 12 mujor u emetuan me nje norme interesi prej 8.73 nga 8.78 qe ishte interesi ne ankandin e fundit te zhvilluar dy jave me pare. Ne ankand u emetuan bono ne vleren e 8 miliard lekeve dhe u pranuan 29 kerkesa nga 41 te paraqitura. Numri i gjithnje ne rritje i kerkesave per te blere bono thesari po sjell rritje te ofertes ne treg dhe renie te normave te interesit. Nga njera ane bankat qe kete vit po japin me pak kredi i jane rikthyer investimit ne bono thesari. Por duket se bonot jane nje mundesi e mire investimi edhe per subjektet e tjera dhe individet duke qene se normat e interesit te depozitave kane pesuar renie gjate ketij viti edhe si rezultat i uljes se normes baze te interesit nga BSH-ja. Te njejten tendence renieje ndjekin edhe bonot me afate me te shkurtra maturimi. Bonot me maturim 6-mujor ne ankandin e djeshem u emetuan me nje norme interesi 6.98 nga 7.03 qe ishte interesi ne ankandin paraardhes. Vlera e bonove te emetuara ishte 5.4 miliard leke.
Interesat bankare
Perditesimi i fundit 14.09.2010
TRIBID Interesi i kerkuar per pranimin e depozitave
o/n njeditor 4.41
12M 12-mujor 6.75
6M 6-mujor 6.18
3M 3-mujor 5.40
1M 1-mujor 5.07
1E njejavor 4.76
TRIBOR Interesi i ofruar per vendosjen e depozitave
1M 1-mujor 6.86
1E njejavor 6.21
o/n njeditor 6.08
12M 12-mujor 8.42
6M 6-mujor 7.70
3M 3-mujor 7.21
16 Shtator 2010