“Rritja e pensioneve, manovër elektorale”
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokracia Sociale denoncon atë që e quan demagogjia e radhës e kryeministrit Sali Berisha, i cili premtoi se më 1 maj 2009 do të rriste rrogat dhe pensionet. Për PDS, premtimi i Berishës nuk përbën gjë tjetër veç se një manovër të pastër elektorale, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Në këtë mënyrë, Kryeministri i qeverisë së dështuar mendon se do të gënjejë dhe blejë votat e rreth 100 mijë buxhetorëve dhe mbi 500 mijë pensionistëve, duke i trajtuar ata jo si qytetarët e tij, por si mall elektoral”, - tha dje sekretari Politik i PDS-së, Artur Duçkollari. Sipas tij, loja e Berishës me shifrat e rritjes së pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, për PDS, është një abuzim dhe spekulim me 800.000 familje buxhetore vetëm një muaj larg datës së zgjedhjeve. Duçkallari tha se pensionistët do të përfitonin realisht jo duke u gënjyer me thërrimet elektorale, por nëse qeveria do të kujdesej realisht për të luftuar monopolet dhe spekulantët, dhe nëse do të luftonte realisht korrupsionin në shëndetësi e do të përmirësonte shërbimin mjekësor.
Ky lajm është publikuar: 04/09/2008