Saimir Strati rrëmben rekordin e tretë “Guiness
Autori i Lajmit: red.
Artisti Saimir Strati, i njohur si shqiptari që ka hyrë dy herë në "Guiness World Record", libri më i madh i rekordeve në botë, tentoi edhe këtë shtator të thyejë një tjetër rekord “Guiness”, por kësaj here për mozaikun më të madh me tapa vere. Vetë Strati ka përcaktuar kohëzgjatjen e mozaikut më të madh me tapa vere, e cila ka qenë 27 ditë. Paraditen e djeshme ai ka vendosur tapën e fundit në mozaikun e quajtur “Mesdheu”. Mozaiku është rreth 100 metra katrorë dhe për të realizuar atë Stratit i janë dashur 300.000 tapa vere. Karlos Martinez, përfaqësues i jurisë së Londrës për “Guinness World Record”, që ndodhet në Tiranë, bëri vlerësimin e punës së piktorit dhe vendosi që shqiptari të futet për herë të tretë në librin e madh të rekordeve. Kjo është tentativa e parë në rang botëror për realizimin e një mozaiku me këtë material, por Strati ka demonstruar që talenti dhe durimi i tij mund të bëjë mrekullira edhe me objekte të tilla. Strati mori dje në mbrëmje certifikatën e tretë të Guiness-it, pas mozaikut “Leonardo da Vinçi” (2006) dhe atij “Shpirt i lirë” (2007), të krijuar përkatësisht me gozhdë dhe kunja dhëmbësh. Për realizimin e mozaikut Mesdheu ai e nisi punën më 8 gusht dhe përgjatë këtyre ditëve ka punuar 16-17 orë në ditë. Sipas menaxheres së artistit, Blerina Berberi, “temperaturat e larta të muajit gusht kanë ndikuar mjaft në rendimentin e punës së artistit. “Kur punonte kalin e mozaikut "Shpirt i lirë", Strati ka pasur dëmtime në shikim, ndërsa me mozaikun e ri, të titulluar "Mesdheu", vështirësitë kanë qenë lartësia, meqenëse ai nuk ndihet mirë me të”. Për mozaikun "Mesdheu", piktori Strati ka përdorur një shumëllojshmëri tapash të reja e të përdorura, me ngjyra dhe madhësi të ndryshme.
Rekordi i parë
Saimir Strati është zyrtarisht i pari shqiptar që thyen rekordin botëror “Guiness” për “Mozaikun me gozhdë më të madh në botë”. Saimir Strati deklarohet emri i parë në këto rekorde për realizimin e mozaikut me gozhdë më të madh në botë”. Ky rekord u thye në odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës brenda afatit që Strati kishte vendosur, 24 ditë dhe nën mbikëqyrjen e një jurie vendase. Ky mozaik “i vizatuar” i autoportretit të Leonardo da Vinçit në përmasat 2m x 4m u realizua me 500 mijë gozhdë industriale të përmasave 3 cm. E gjithë puna peshon 700 kg. Saimiri, po ashtu, është i njohur edhe për veprën "Elvis Presli i shkrirë në CD" - portretin e Elvis Preslit, sajuar me CD muzikore. Ajo ndodhet në ambientet e galerisë "Ibrahim Kodra" në katin e parë të godinës së Ministrisë së Kulturës, mes dhjetëra veprave të tjera të artistit. Strati, krijon mozaikë, jo vetëm në dy, por edhe në tredimensional. Ai është kërkues i lëndës, i "gurit" të mozaikut që nga lëvozhgat e vezës, qelqit, e deri te disqet. Dy vjet më parë realizoi me 400 disqe në përmasat pak më shumë se natyralja portretin-mozaik të Adriano Çelentanos. Strati është diplomuar në pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura më 1989 dhe po këtë vit fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Arteve të Aplikuara. Ka punuar si restaurues i mozaikëve në sitet antike të Butrintit, Apolonisë dhe Bylisit. Në vitin 1996 hapi ekspozitën e parë personale. Tre vjet më pas çeli një ekspozitë.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008