E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rritja e saktësisë së matjeve në terren, Kadastra marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Gjeodetëve

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Kadastra Shqiptare dhe Shoqata e Gjeodetëve të Shqipërisë, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Kadastra Shqiptare njoftoi se, “ky partneritet synon forcimin e bashkëveprimit në fushën e matjeve në terren dhe përpunimit të informacionit gjeografik”.

Gjithashtu, ky bashkëpunim synon të përmirësojë më tej sistemin e të dhënave kadastrale për qytetarët dhe institucionet.

Fokusi kryesor i marrëveshjes do të jetë rritja e saktësisë së matjeve në terren dhe pilotimi i metodave të avancuara dhe inovative për proceset e regjistrimit të pasurive.

“Marrëveshja është një hap më tej drejt një sistemi kadastral më të besueshëm dhe efikas”, thekson në njoftimin e saj Kadastra Shqiptare. /j.p/

1 nga 3

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›