Rritja e sigurisë së digave mbi Drin, gati projekti 50 mln euro
TIRANE- Rritja e sigurisë së digave në lumenjtë Drin dhe Mat është një ndër prioritet e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare.
Projekti, me vlerë rreth 50 milionë euro gëzon tashmë mbështetjen e donatorëve të huaj.
Drejtori i Përgjithshëm i KESh-it Engjëll Zeqo ka zhvilluar një takim me përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe ekspertë shqiptarë të sektorit për të diskutuar për gjendjen e digave dhe vecanërisht atë të Komanit pas inspektimeve që janë bërë në terren.
“Është i ditur tashmë fakti që trajtimi i kanaleve të shkarkimit të Komanit kanë një rëndësi të madhe për të ulur rrezikshmërinë dhe për të siguruar një punë normale të Komanit dhe cështjes së sigurisë së digës.”- deklaroi Zeqo, sipas tij “Kjo situatë aktuale në mungesë të një projekti të detajuar dhe aprovuar, nuk na lejon të fillojmë me implementimin e projektit”.
Sipas drejtorit të KESH pritshmëria e qeverisë shqiptare dhe KESH nga ky takim është që të arrihet në vendimin përfundimtar për masat e propozuara dhe të fillojmë me përgatitjen e dokumentacionit për hapjen e tenderit.
Në bashkëpunim me donatorët është bërë edhe studimi, që përfshin një analizë të thellë të gjendjes së digave. Invetsimet e identifikuara nga ky studim përmblidhen në rehabilitizimin e veprave shkarkuese, instalimin e sistemeve të reja të kontrollit dhe monitorimit të digave, instalizimin e sistemeve të alarmit etj.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rritja e sigurisë së digave mbi Drin, gati projekti 50 mln euro