E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindigton: Ina Rama të çojë përpara punën me autoritet

TIRANE- Një takim me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama ka mbyllur axhendën e takimeve të paradites së sotme të Ministrit britanik për Europën, David Lindington.

 PROKURORIA
Në takimin e zhvilluar në ambientet e ambasadës britanike, zyrtari i lartë londinez i ka garantuar kryeprokurores Rama mbështetjen dhe ndihmën e Britanisë së Madhe për pavarësinë e prokurorisë së Përgjithshme.
“Është shumë e rëndësishme që kryprokurorja të ketë autoritetin të çojë përpara punën e saj e të fitojë besimin publikut. Është e rëndësishme që shteti ligjor të pranohet nga të gjithë e ligji të aplikohet në mënyrë të ndershme e strikte, pa pasur parasysh se kush mund të jetë përballë tij”- nënvizoi David Lindington në një tyrezë me gazetarët. Duke shtuar se “forcimi i ligjit do të të thotë të forcosh Shqipërinë në procesin për anëtarsimin në BE.

KRIMI
Zyrtari i lartë britanik theksoi se do të "vazhdohet të bashkëpunohet për të luftuar krimin shqiptar që vepron në Angli". Nga një reportazh i publikuar nga BBC pak ditë më parë thuhej se ishin rreth 100 kriminelë shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtarë, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe me identitet të rreme.

KOSOVA
Ministri britanik tha se Britania është kundër ndarjes së Kosovës. Në takimin me ministrin Haxhinasto “Sa i përket Kosovës, kemi qenë të qartë që do hedhim poshtë ndarjen e saj”- tha zoti Lindington.

INVESTIMET
Ministri britanik për Europën tha se kompanitë britanike janë të interesuara të investojnë në Europën e Lindore por “problem është sa besim mund të kenë në respektimin e së drejtës të shtetit ligjor, sa zbatohet në mënyrë të barabartë ligji për të gjithë”.

INTEGRIMI
“S’ka dyshim se kriza e tejzgjatur politike, mosmarrëveshjet mes qeverisë e opozitës bëjnë këtë proces për anëtarësimin në BE. E bëjnë dhe më të vështirë për Britaninë që të kërkojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE përpara atyre vendeve që janë më pak entuziaste për zgjerimin.
“Qeveria e opozita duhet të gjejnë një rrugë të përbashkët për të ecur përpara duke pasur parasysh anëtarësimin në BE përndryshe Shqipëria do të ngelet prapa”-paralajmëroi Lindington në takimin me gazetarët brenda në ambientet e ambasadës britanike.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›