E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e tatim fitimit, fatal për bizneset

06/04/2009  Reagon dhoma e Tregtisë Fier

Dhoma e Tregtisë fierake kundërshton rritjen e vlerës së tatim-fitimit për biznesin e vogël. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë Fier, Shezai Çobon kjo nënkupton rritjen e barrës fiskale për biznesin e vogël në një moment jo fort të përshtatshëm për kushtet e tregut të sotëm ku evidentohet reduktimi i xhiros dhe të ardhurave. Ky vendim për biznesin do të thotë më pak të ardhura dhe pasoja të mëdha për falimentimin. Çobo ka pohuar se do të bëjë përpjekje për të shtyrë këtë periudhë dhe për të ndihmuar biznesin që të dalë nga gjendja.“Rreth 1500 biznese nga viti 2008-2009 kanë kaluar në biznesin e madh domethënë ata do të paguajnë tatim-fitimin. Në vitin 2009 ka filluar ligji për tatim-fitimin edhe për biznesin e vogël, por ne do të bëjmë përpjekje që për biznesin e vogël të ketë rimbursim. Ky është moment shumë delikat për subjektet, por edhe për Dhomën e Tregtisë që shpreh aspiratat e tyre dhe mendoj që edhe qeveria duhet të reagojë”. Rreth 1500 subjekte të biznesit të vogël në Bashkinë Fier, me ligjin e ri tatimor do të jenë objekt tatimor për pagimin e tatimit mbi të ardhurat, ndërkohë që në të gjithë qarkun numri i atyre që përfshihen në këtë skemë është 3-fish më shumë, që do të thotë se këtej e tutje do të reduktohen të ardhurat për këto subjekte si dhe do të shtohet më tej rriskimi për falimentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›