Berisha: Kjo është dita e dinjitetit kombëtar
06/04/2009 Kreu i Qeverisë jep mesazhin me rastin e anëtarësimit në NATO
Kryeministri Sali Berisha, menjëherë pasi ka shkelur tokën shqiptare ka uruar të gjithë popullin për anëtarësimin e vendit në NATO. Ai e ka cilësuar ditën e djeshme si ditën ditën e parë të NATO-s, ditën e mrekullisë së lirisë, ditën e dinjitetit kombëtar, ditën e së ardhmes së sigurt. “Sapo vijmë nga Samiti i Kehl-Strasburgut, në të cilin ne, si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë, u ulëm për herë të parë në histori me udhëheqësit e vendeve më të lira, më të fuqishme të planetit, si të barabartë. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj të gjithë atyre shqiptarëve, që nga vitet 90 e deri më sot, kontribuuan me qëndrime, me veprime, me përkushtimin e tyre në konsolidimin e lirisë dhe të vlerave të saj, konsolidimin e tregut dhe vlerave të tij, reformave të thella e të shumanshme, që bënë të mundur këtë ditë”, ka deklaruar kreu i Qeverisë në fjalën e mbajtur në Aeroportin “Nënë Tereza”. Ai ka theksuar se një falënderim i veçantë u takon Forcave të Armatosura, të cilat me reformat, kurajën dhe përkushtimin e tyre u bënë ambasadorët e shkëlqyer në misione ndër më të vështirat paqeruajtëse në Evropë dhe botë. Ai ka falënderuar dhe u ka shprehur mirënjohje të gjithë atyre, që me luftën me zero tolerancë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, që po mbyllnin progresivisht dyert e Aleancës për Shqipërinë dhe shqiptarët, rivendosën në Shqipëri rendin, qetësinë, sigurinë. “Rikthyen transparencën e domosdoshme dhe bënë të mundur që të kthehemi nga Strasburgu si anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut”, deklaroi ai. Kryeministri Berisha ka falënderuar të gjitha qeveritë dhe kombet e vendeve anëtare, që gjatë një viti bënë që shqiptarët të njohin një besim që se kishin provuar kurrë më parë, votuan në një kohë rekord Protokollin e Anëtarësimit në NATO. “Një mirënjohje më e veçantë i takon popullit të madh amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila vite më parë themeloi Kartën e “Adriatik 3”, që u shndërrua në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me dy vendet mike, Kroacinë dhe Maqedoninë, në afrimin e shpejtë të Shqipërisë me NATO-n”, deklaroi Berisha. Pas këtij mesazhi, shefi i ekzekutivit u përshëndet nga një grup fëmijësh, te vendi i quajtur Fusha e Balonave, ku fëmijët lëshuan qindra balona me mbishkrimin “Shqipëria në NATO”. Dita e gjatë e festimeve është mbyllur me një koncert në sheshin “Skënderbej”. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha ka përshëndetur dhe uruar sërish të gjithë popullin. Ai ka nënvizuar se anëtarësimi u arrit falë reformave të ndërmarra.
Mediat
Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha, gjatë qëndrimit të tij në Strasburg, ku mori pjesë në Samitin e NATO-s, është intervistuar nga media të rëndësishme ndërkombëtare. Ai dha një intervistë për gazetën “Washington Post” dhe një nga gazetarët më të njohur të kësaj gazete, Ed Cody, Drejtor i Zyrës së Parisit për këtë gazetë. Berisha u intervistua nga gazetarja e “Bloomberg News”, Helene Fouquet, korrespondente e Parisit për këtë agjenci prestigjioze lajmesh. Gjithashtu ai dha një intervistë edhe për kanalin televiziv franko-gjerman “Arte”, i cili ndoqi delegacionin shqiptar gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s të Strasburgut. Një interesim të madh për pjesëmarrjen e Kryeministrit Berisha në këtë samit tregoi dhe agjencia koneze e lajmeve, “Xinhua News Agency”, etj.
Partia Lëvizja e Legalitetit
Spahia nënvizon rolin e mazhorancës për anëtarësimin
Partia Lëvizja e Legalitetit ka përshëndetur anëtarësimin e vendit më të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Kryetari i Legalitetit, Ekrem Spahia, ka vlerësuar maksimalisht këtë eveniment të rëndësishëm. Sipas tij, anëtarësimi në NATO përbën realizimin e një ëndrre historike të popullit shqiptar. Kreu i PLL-së ka lëshuar këtë mesazh gjatë një aktiviteti të organizuar me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes së pretendentit të fronit, Mbretit Leka I, në mjediset e hotel “Tirana International”: “Sot është një ditë e shënuar, sepse Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, duke u realizuar një ëndërr historike e shqiptarëve. NATO-ja nuk është thjesht një aleancë ushtarake, por edhe një aleancë politike, e gjithanshme, që do ti hapë rrugën Shqipërisë në proceset e integrimit edhe në BE”, ka theksuar drejtuesi i PLL-së. Spahia ka deklaruar se për të mbërritur në këtë ditë të anëtarësimit, një meritë të veçantë ka mazhoranca aktuale e djathtë. Duke u mbështetur në këtë fakt, Spahia theksoi se PLL-ja është e bindur se mazhoranca do të arrijë të fitojë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, për të mundësuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai tha se vetë Partia Lëvizja e Legalitetit po bën përgatitjet që në këto zgjedhje të përfaqësohet me kandidatët më të mirë të saj në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Partia Republikane
Anëtarësimi në NATO, një moment i jashtëzakonshëm
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të kryesisë, ka marrë pjesë në një takim me anëtarë të PR-së së qytetit të Lushnjës. Kryerepublikani ka vlerësuar arritjet që ka bërë qeveria e koalicionit të djathë, të cilat sipas tij, sot janë të prekshme nga të gjithë shqiptarët. Sipas tij, qeveria e mazhorancës së djathtë për katër vjet kohë ka realizuar me sukses disa nga pikat kryesore të programit të saj dhe ka nevojë për një mandat të dytë, në mënyrë që ti finalizojë të gjitha. Mediu është ndalur në mënyrë të veçantë në anëtarësimin e vendit në NATO. “Ky është një moment i jashtëzakonshëm, është padyshim mrekullia e lirisë, liri të cilën e kemi kërkuar për vite. E kemi kërkuar për pavarësinë tonë në radhë të parë, liri për të cilën janë sakrifikuar breza të tërë, të persekutuar, ish-pronarë, shqiptarë të lirë, që nuk u pajtuan asnjë moment, por që kërkuan Shqipërinë në Evropë, Shqipërinë në NATO”, ka deklaruar Mediu gjatë këtij takimi. Kreu i PR-së është ndalur edhe në prioritetin programor të forcës politike që drejton. Ai ka deklaruar se Partia Republikane ka qenë dhe është një parti që ka ngritur zërin që prona të shkojë tek i zoti. “Është një parti për familjen, një parti që ka mbrojtur vlerat e saj, një parti, e cila që në fillimet e saj në program ka pasur kombin”, tha Mediu.
Kryetari i Shoqatës së Atlantikut të Veriut
Anëtarësimi përshpejton integrimin në BE
Kryetari i Shoqatës së Atlantikut të Veriut, Arjan Starova, ka vlerësuar ditën e djeshme anëtarësimin e vendit me të drejta të plota në NATO. Në deklaratën publike, numri një i shoqatës ka theksuar rëndësinë që përmban kjo ngjarje jo vetëm për vendin tonë, për arritjet e reformat e bëra nga të gjithë, por edhe për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë. Në deklaratën e ditës së djeshme, drejtuesi i Shoqatës së Atlantikut të Veriut ka nënvizuar edhe faktin se anëtarësimi në NATO përshpejton përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Anëtarësimi në NATO rrit përgjegjësinë e elitës politike të Shqipërisë për zhvillimin e vendit, rrit fuqinë e ndikimit të Shqipërisë në rajon dhe përtej tij si aktor politik, që është pjesë e vendimmarrjes së rëndësishme të politikës ndërkombëtare”, ka deklaruar Starova. Për të, Shqipëria e ka merituar plotësisht anëtarësimin në Aleancën më të madhe dhe të rëndësishme ushtarake e politike në botë. “Shqipëria e ka merituar plotësisht anëtarësimin në NATO, si fryt i përpjekjeve të të gjithë aktorëve të politikës shqiptare në të gjitha këto vite në demokraci, si fryt i përpjekjeve të ushtarakëve shqiptarë për reformimin e aftësimin e ushtrisë shqiptare në përmbushjen e rolit të saj të ri brenda vendit dhe në misionet ndërkombëtare të NATO-s, dhe si fryt i një mbështetjeje shumë të gjerë, madje spektakolare mbarëpopullore”, deklaroi ai. Kryetari Starova nuk ka lënë pa përmendur edhe impaktin që kjo ngjarje ka në zhvillimet në rajonin e Ballkanit. “Përbën mbështetje të republikës së re të Kosovës, e bën më të sigurt të gjithë rajonin e Ballkanit”, theksoi ai.