“Rritja e të ardhurave e minimizimi i evazionit”
10/03/2005 Zhvillohet seminar për bashkëpunimin e strukturave
SHKODËR - Është zhvilluar dje, në ambientet e hotel “Rozafës”, në Shkodër, seminari me temë “Bashkëpunimi në mes organeve qendrore me ato vendore, masë efikase për rritjen e të ardhurave dhe minimizimin e evazionit fiskal”. Në seminarin e organizuar nga dega e tatimeve në bashkëpunum me Bashkinë Shkodër dhe nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, u referua mbi rolin që duhet të luajë administrata tatimore vendore në regjistrimin e tatimpaguesve të taksës vendore dhe tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, si një garanci për pagimin e kësteve brenda afateve të përcaktuara në legjislacionin tatimor si dhe theksoi si një domosdoshmëri, bashkëpunimin për regjistrimin e këtyre tatimpaguesve si një mjet eficent për uljen e evazionit tatimor, sigurimeve shoqërore, shëndetësore si dhe minimizimin e punës së “zezë”.