Tregtarët shkodranë kontakte direkte me sipërmarrës italianë
10/03/2005 Konsulli italian iniciator i një projekti të fushave, ku mund të investohet në Shkodër
SHKODËR - Është prezantuar dje në sallën e mbledhjeve të Bashkisë Shkodër një iniciativë e marketingut territorial. Iniciativa e ndërmarrë prej konsullit italian, Roberto Orlando, në marrëveshje me Bashkinë, Qarkun dhe Prefekturën e Shkodrës e ndjekur nga UNOPS/PASARP dhe përkrahur nga agjencia TEULEDA për zhvillimin e investimeve, ka si qëllim t’u prezantojë investitorëve italianë në Itali mundësitë e ndryshme të investimeve, të cilat i ofron zona e Shkodrës. Javën që vjen një delegacion i përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të mësipërme si dhe 5 tregtarë nga Dhoma e Tregtisë Shkodër do të shkojnë në zona të ndryshme të Italisë, për të kompletuar një "roadshou" të vërtetë të mundësive që ofron kjo zonë. Referuesit bënë të ditur se objektivat parësore të kësaj ngjarjeje konsistojnë në dhënien e perceptimit të saktë të territorit për ofertat reale dhe për gjendjen e tij aktuale social-ekonomike, mes të cilave do të theksohet eksperienca territoriale, aftësitë prodhuese, lënda e parë, traditat, specializimet teknik edhe zgjidhjet që ofron zona.