E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Burg pa afat” tre trafikantëve të heroinës

10/03/2005  Dy fierakët dhe një kosovar u ndaluan me 1 kg heroinë

FIER - Gjykata e rrethit të Fierit ka lënë me arrest në burg shtetasit Vladimir Shaqiri, Florian Rashiti dhe Ilir Meçe, të cilët, tri ditë më parë, janë kapur nga policia e Firit me lëndë narkotike, e cila dyshohet të jetë e tipit heroinë. Ndërsa dje organi i akuzës, me prokuror Arben Nela, i cili i përket strukturës së re të forcave të posaçme kundër krimit të organizuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Fier, ka dalë para trupit gjykues, duke i kërkuar gjykatës “arrest në burg pa afat” për tre të dyshuarit. Sipas tij, më datën 7 mars, shtetasit Shaqiri, Rashiti dhe Meçe janë arrestuar në flagrancë nga oficerë të policisë gjyqsore për veprën penale të prodhimit dhe shitjes se narkotikëve, vepër kjo e parashikuara nga nenet 283/2 të Kodit Penal. Sipas prokurorit Nela, ata janë kapur nga oficerë të

policisë gjyqësore të operacioneve speciale në Ministrinë e Rendit Publik, pasi, sipas tij, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin në posedim një sasi prej 1.036 kilogramë lëndë në trajtë pluhuri, të paketuar në dy pako, e cila dyshohet se është lëndë narkotike e llojit heroinë. Të gjithë këtë sasi, e dyshuar si heroinë, ata ja kishin ofruar për shitje dy shtetasve të tjerë, ende të paidentifikuar. Mbi këtë bazë, oficerët e policisë gjyqësore kanë kryer arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve. Avokatët e të arrestuarve në fjalën e tyre janë shprehur për klientët, që ata mbrojnë, se arrestimi i tyre është i paligjshëm dhe nuk ka prova që të vërtetojë dhe akt ekspertimi, që lënda, që u është gjetur, mund të jetë lëndë narkotike, duke kërkuar që këta të pandehur të lirohen menjëherë nga salla. Gjyqtari Taulant Banushi, pasi ka dëgjuar të dy palët, ka urdhëruar togën e shoqërimit që të arrestuarit të kalojnë në dhomat e paraburgimit me masën e arrestit në burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›