E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-pronaret rezolute kunder ligjit te pronave

Shoqata Pronesi me Drejtesi kerkoi rrezimin e nismes dhe hartimin e nje te reje

Shoqata kryesore qe mbron te drejtat e ish-pronareve ne vend kerkojne abrogimin e ligjit te fundit per pronat te miratuar ne Parlament duke e quajtur antikushtetues. Keshtu paraditen e djeshme shoqata Pronesi me Drejtesi ne nje takim te zhvilluar miratoi edhe nje rezolute e cila nuk pranon zbatimin e ligjit me te fundit te mazhorances per zgjidhjen e ceshtjes se titujve te pronesise. Sekretari i Pergjithshem i kesaj shoqate Agim Toro pas perfundimit te punimeve te mbledhjes deklaroi se nepermjet kesaj rezolute ish-pronaret nuk e pranojne kete ligj. Mbledhja konstatoi se ndryshimet e fundit ne ligj jane antikushtetuese dhe qe shkelin parimin e te drejtave te fituara dhe sidomos parimin e sigurise juridike dhe kane qellimin e vetem per te penguar pronaret ti drejtohen Gjykates Europiane te Lirive dhe te Drejtave Themelore te Njeriut theksoi Toro ne deklaraten e tij per mediat. Ne kete kuader shoqata kryesore ne vend ne mbrojtje te interesave te ish-pronareve kerkoi qe qeveria te hartonte brenda ketij viti nje ligj te ri ne menyre qe pronaret te kene mundesi te perfitojne edhe nga kompensimi fizik per pronat e marra nga shteti. Qeveria te pergatise projektin e nje ligji te ri per kthimin dhe kompensimin e pronave i cili te marre parasysh rekomandimet e Gjykates Europiane te Lirive Themelore te Njeriut duke i dhene perparesi kthimit fizik te prones. Ky ligj duhet te diskutohet hollesisht me Shoqaten Pronesi me Drejtesi si grupi me i rendesishem i interesit theksoi Agim Toro duke cituar rezoluten qe miratoi shoqata Pronesi me Drejtesi. Sipas perfaqesuesve te ish-pronareve kompensimi financiar eshte i pamundur per tu realizuar ne kushtet kur fatura e tij kap vlera teper te larta. Ne keto kushte ish-pronaret dalin ne konkluzionin se vetem kompensimi fizik do e zgjidhte ceshtjen e ish-pronareve. Ne kushtet aktuale procesi i kompensimit eshte i pamundur te realizohet pasi fatura financiare i kalon te 30 miliarde eurot. Ndaj eshte e udhes qe te fillohet puna me kompensimin fizik te ish-pronareve theksohet ne njoftimin per shtyp te shoqates Pronesi me Drejtesi. Nga ana tjeter Agim Toro theksoi gjate leximit te rezolutes se ish-pronaret kane rreth dy vjet qe nuk mund ti drejtohen Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per pronat e veta dhe sipas tyre me ligjin e ri situata behet edhe me problematike. Pronaret jane perballur kohet e fundit me probleme te medha edhe per sa i perket procesit te kompensimit financiar per pronat e tyre. Sipas perfaqesuesve te shoqatave te ish-pronareve ende nuk ka filluar ndarja e parave per ish-pronaret te cilet presin kompensim financiar per vitin 2010. Nga ana tjeter procesi i shumepremtuar fizik ende nuk ka nisur. Prej kohesh qeveria ka premtuar per ish-pronaret edhe kompensim fizik per pronat ne bregdet vendim i cili ende nuk ka nisur. Nga ana tjeter qeveria shqiptare ka bere perpjekje te vazhdueshme per te ndalur edhe procesin e dhenies se te drejtes se pronareve shqiptare nga ana e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Ne nje leterkembim te zbuluar nga Shqip qeveria shqiptare i kerkonte Strasburgut te mos merrte ne shqyrtim dhe po keshtu te mos jepte vendime per pronaret shqiptare pasi ajo nuk mund te paguante demshperblimin financiar per pronen e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›