Vdes politikani mik i Cameron. Dyshohet per vetevrasje

Ishte një mik i Kryeministrit britanik David Cameron personi i gjetur i vdekur në një banjo kimike gjatë festivalit të rokut në Glastonbury. Kryeministri u shpreh se ishte i tronditur nga lajmi për vdekjen e mikut të tij të shtrenjtë, Christopher Shale të cilin e përshkroi si personin më bujar që kishte njohur.
Shale që drejtonte shoqatën konservatore të kolegjit elektoral të West Oxfordshire. Shkaku i vdekjes së Shale mbetet mister, ndërsa policia ka rrethuar zonën e po vazhdon hetimet. Ndërsa pista të ndryshme hamendësohen në media, mes konservatorëve britanikë është spekuluar dhe mundësia e një vetvrasjeje.
Politikani konservator ishte në festivalin e rrokut i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të familjes së tij dhe ndodhej në një zonë të parkut të rezervuar per persona të veçantë.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e hënë , 27 qershor 2011 )