Venezuele kapen 5 ton kokaine

Në Venezuelë forca të anti-drogës konfiskuan pesë ton kokainë në jug të vendit. Një zëdhënës i qeverisë tha se bëhej fjalë për sasinë më të madhe të konfiskuar këtë vit, por nuk dha detaje të tjera mbi operacionin. Televizioni shtetëror bëri të ditur se se kokaina ishte fshehur në objekte metalike të destinuara drejt Spanjës.
Ministri i Brendshëm, Tarek El Aissami konfirmoi se sasia e kapur së fundmi e çon në plot 22 ton sasinë e drogës të konfiskuar në vitin 2011 e premtoi se lufta kundër lëndëve narkotike do të vazhdojë. Sipas tij ky është viti i gjashtë radhazi pa të korra të paligjshme. Venezuela është e njohur si urë e trafikut të drogës ndërmjet Amerikës Qendrore dhe Shteteve të Bashkuara.