E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkrahesit e Chavez luten per sherimin e tij

Ndërsa Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez është ende në Kubë duke e marrë veten nga një sëmundje që mbetet ende  mister, nëna e vëllai i presidentit u bashkuan me dhjetëra venezuelianë për t’u lutur për shëndetin e tij. Tribuja Guayu në lindje të vendit mbajti mbajti një ceremoni tradicionale, ndërsa vëllai i Chavez, Adan, Guvernatori i shtetit Barinas – për herë të parë deklaroi publikisht se shpreson shërimin e shpejtë të presidentit.

"Duke respektuar të gjitha besimet fetare lutemi për shëndetin e Presidentit tonë komandant,  për shëndetin e atdheut, e për Revolucionin e Bolivarit që askush nuk duhet ta ndalë në territorin tone”-tha Adan.

Edhe Nëna e Chavez u shpreh se shpresonte që fuqia e Perëndisë ta shëronte atë shpejt. Chavez nuk është parë në  publik që nga fillimi i muajit qershor kur iu nënshtrua një  operacioni në Kubë. Udhëheqësi fjalëshumë normalisht nuk është parë në publik që pas një ndërhyrjeje në fillim të qershorit. Mungesa e tij e gjatë ka nxitur spekulime se ai mund të jetë i sëmurë rëndë.

Qeveria e Havanës ka hedhur poshtë raportime të tilla duke insistuar se lideri po “e merr vetem shumë mirë”. Spekulimet u nxitën nga ministri i jashtëm i Venezuelës, Nikolas Maduro i cili u shpreh se lideri komunist ishte në mes të një beteje të madhe me shëndetin e tij. Gjithashtu arsye për spekulime ka nxitur dhe një letër e motrës së presidentit e shkruar në dialekt, ku sipas zyrtarëve amerikanë thuhej se Chavez ishte në gjendje kritike në spitalin e Havanës.
 

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›