Statistika mbi ekonomine evropiane

Tremujori i tretë i vitit ka shënuar një rritje të lehtë me 0,2% të PBB në Eurozonë, kundrejt tremujorit të mëparshëm.
E njëjta rritje edhe për periudhën e parë tremujore të vitit, në të dy blloqet, BE dhe Eurozonë.
Të dhënat janë publikuar nga zyra europiane e statistikave, e cila ka raporton se krahasuar me vitin e kaluar në këtë tremujor, rritja është e moderuar.
Shqetësimi kryesor vjen kryesisht nga Athina. Ekonomia greke fatkeqësisht shkon gjithnjë drejt rënies.
Në tremujorin e tretë të PBB-së i vendit ka pësuar një rrudhje me 5.2%, kundrejt vitit të kaluar.
Pjesa më e madhe e institucioneve ndërkombëtare parashikojnë që në Greqi recesioni ekonomik të vijojë edhe në 2012-ën.
Përsa i përket tregut të punës të dhënat e fundit vijnë nga OECD, e cila konfirmon një normë papunësie për vendet anëtare të pandryshuar, krahasuar me muajin gusht në nivelin e 8,2%, nivel ky i pandryshuar pothuajse që nga muaji janar i këtij viti.
Lëvizjet e normës së papunësisë janë të moderuara nga një vend në tjetrin, me përjashtim të Spanjës, ku papunësia është rritur me 0,4 pikë përqindjeje në 22,6% dhe Italia me një rritje me 0,3 në 8,3%.
Më i lartë është niveli i papunësisë në Eurozonë, ku norma ka arritur shifrën më të lartë që nga qershori i 2010-ës, në 10,2%. Rënien më të madhe të papunësisë e ka regjistruar Hungaria, ndërkohë që ka patur një rënie të lehtë të papunësisë në SHBA.
Ndërsa ndryshe qëndron situate në Kanada, e cila ka regjistruar një rritje të papunësisë në nivelin e 7.3%.
Të tjera të dhëna vijnë nga burimet gjermane, ku klima e besimit të investitorëve në ekonominë më të madhe të eurozonës, ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet. Indeksi i qendrës së studimeve, Zeu, ka raportuar një ulje të besimit për të nëntin muaj në radhë , në kuotën e 55.2 pikëve.
Ky indeks, është larguar kështu nga mesatarja historike dhe ka prekur vlerën më të ulët që nga tetori i 2008.
Sipas këtyre studimeve, tensionet mbi borxhin publik në Itali dhe Greqi kanë nxitur më tej pasigurinë mbi perspektivat ekonomike në komunitetin e Euros, ndërkohë që po dobësohet tregtia ndërkombëtare.
Gjithsesi, situata ekonomike në Gjermani mbetet në territor pozitiv, për muajin nëntor, pavarësisht se ndihen efektet e klimës së përgjithshme.