E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritje e frikshme e viktimave femra nga gjakmarrja

Tiranë- Përfaqësues të Asamblesë Kombëtare të Pajtimit apeluan sot për bashkëpunim të forcave shtetërore për të ndaluar rritjen e frikshme të numrit të viktimave për shkak të gjakmarrjes.

Ndërkohë që denoncuan fenomenin e sekserëve të faljes së gjakut, që në emër të misionarëve të pajtimit, bëjnë krejt të kundërtën.

Anëtarë të Asamblesë Komëbtare të Pajtimit vunë mbi të gjitha theksin mbi përfshirjen e grave dhe femrave në sulmet gjakmarrëse, gjë që e konsideruan si të paprecendetë dhe si nëj krim që del jashtë çdo tradite.

Marrëzia është vrasja e kësaj krijese të pafajshme. Rezulton se për motive xhelozie, tradhtie, pronësie, etj, janë vrarë 10.44 për qind femra nga 89.55 për qind të vrasjeve në përgjithësi. Më parë vlerësohej se femra ishte një figurë e pastër dhe e pacënueshme, ka deklaruar Preng Cara, nënkryetar i Komitetit të Pajtimit Kombëtar.

17-vjeçarja maria, e vrarë nga gjakmarrja është shndërruar tashmë në simbolin e protestës qytetare kundër ngujimit dhe gjakmarrjes.
Misionarët shpallën një fushatë për të kërkuar nga personat që ushtrojnë presion për ngujim që të lirohen pa kushte të gjithë fëmijët dhe gratë.

Kongresi i misionarëve ka miratuar edhe strategjinë e quajtur  Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa gjakmarrjen, e cila pritet t`i prezantohet prezantohet institucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›