E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritje e papritur e inflacionit në Evropë

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 13:16

Inflacioni në 17 vendet e eurozonës është ngritur në një shkallë më të lartë nga ajo që ishte parashikuar, duke shkuar në 2.7 për qind gjatë muajit mars. Kjo ka shtuar edhe presionin në Bankën Qendrore evropiane, sipas të dhënave që janë lëshuar të premten.

Analistët kanë pritur se zyra evropiane e statistikave Eurostat do të konfirmonte një vlerësim preliminar që është lëshuar kohë më parë, duke treguar inflacionin deri në 2.6 për qind nga 2.4 për qind në muajin shkurt në mes të rritjes së çmimeve të naftës./dpa

Rritja e befasishme ka ngritur çmimet për konsumatorë shumë më lartë se parashikimet e Bakës Qendrore, e cila ka parashikuar që inflacioni do të jetë afër shkallës prej 2 për qind, por që nuk do të kalonte këtë shkallë.

Publikimi i të dhënave të fundit mbi inflacionin ka pasuar vendimin e javës së kaluar të Bankës Qendrore për të paraqitur rritjen e 25 pikave bazë në normën bazë të rifinancimit.

Duke lajmëruar rritjen e normës deri në 1.25 për qind, drejtori i Bankës Qendrore evropiane, Jean-Claude Trichet ka lënë mundësinë e hapur për rritjet tjera në normë në muajt e ardhshëm.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›