E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon dialogu Kosovë - Serbi

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 13:03

Në Bruksel, sot vazhdon raundi i tretë i dialogut të nisur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në rend dite janë diskutimet lidhur me energjinë elektrike, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes.

Delegacionit të Kosovës i prin zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa në ekipin e saj janë edhe Lirim Greiçevci- këshilltari politik i kryeministrit Thaçi, Dren Zeka - këshilltari kryesor politik i zëvendëskryeministres Tahiri, si dhe Gazmir Raci e Arjeta Rexhaj - këshilltarë politikë të zëvendëskryeministres Tahiri.

Gjithashtu në delegacionin e Kosovës marrin pjesë edhe ekspertët e fushave përkatëse, Ali Hamiti – kryesues i ZRrE-së, Fadil Ismajli-kryeshef i KOSTT-it, Arben Gjukaj-drejtor i KEK-ut, Naim Bejtullahu- anëtar i bordit të KOSTT-it, Llyr Roëlands- këshilltar në KEK, Ekrem Hoxha- kryesues i ART-së, Lulzim Kurtaj- anëtar i bordit të ART-së, Elvis Pista- PTK, Bardhyl Jashari- këshilltar i Ministrit Bajram Rexhepi, Blerim Camaj, Sabahate Muharremi dhe Shkumbim Kastrati nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se në raundin e tretë të bisedimeve me Prishtinën, Beogradi do të ofrojë zgjidhje të reja që janë në funksion të përmirësimit të jetës dhe mbrojtjes së interesave të serbëve në Kosovë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›