Rrjedhja e naftës, BP akuzohet për fshehje të provave
Kompania pronare e platformës pluskuese për nxjerrjen e naftës që shpërtheu para katër muajsh në Gjirin e Meksikës, ka akuzuar kompaninë energjitike BP për fshehje të provave të rëndësishme e të nevojshme për të hetuar incidentin. Përmes një letre të bërë publike të enjten, kompania Transocean akuzuoi kompaninë BP për vazhdimin e mosbashkëpunimit për të ofruar madje informacionet bazë. Një avokat për kompaninë Transocean ssaktëson se veprimet e BP-së janë shqetësuese, parë nën dritën e deklaratave publike të kompanisë për të qënë e hapur dhe e drejtë lidhur me hetimet dhe sepse duket se BP po fsheh prova për të parandaluar hetime nga kompani të tjera përveçse British Petrolium. Gjigandi energjitik BP hodhi poshtë akuzat duke thënë se letra përmbante pohime të gabuara dhe çorientuese. Me 20 prill shpërthimi në platformën pluskuese për nxjerrjen e naftës e marrë me qera nga kompania BP, u mori jetën 11 punonjësve, shkatërroi depozitën e naftës në fund të detit dhe shkaktoi rrjedhje nafte në Gjirin e Meksikës.