Rama: Shkencëtarët e qeverisë marrin më shumë pagë ndërsa banorët e veriut pa asnjë ndihmë

Kreu i PS-së Edi Rama
Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste ka reaguar për vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili bën që zyrtarëve të lartë tu paguhen gradat shkencore. Në këtë mënyrë këta zyrtarë do të marrin një rritje page prej 20 deri në 30 mijë lekë të vjetra.
Lideri i opozitës e cilëson vendimin pabarazi sociale, kjo pasi vendimi nuk ka efekt për të gjithë punonjësit e administratës publike por vetëm për ministrat, zv.ministrat, drejtorët.
20-30 mijë lekë më shumë për shkencëtarët ministra, zv.ministra e drejtore! Do fitojnë më shumë do paguajnë më pak taksa. Pabarazia në themel!, shkruan Rama në profilin e tij në rrjetin social Tuiter.
Në një kohë kur qeveri merr një vendim për rritjen e pagës për zyrtarët e lartë, veriu i vendin do vuan nga bllokimi për shkak të dëborës.
Çdo ditë vendime kundër interesit publik dhe të mirës së përbashkët! Pushtet i vjedhur për t’u bërë hyzmet interesave private të pushtetarëve, shprehet kreu i PS-së duke thënë se asnjë ndihme s’ka shkuar në veri prej dy javësh.
Rama thotë se dëbora që ka rënë në veriu e ka gjunjëzuar tërësisht shtetin pasi ajo sipas tij ska asnjë fuqi për të përballuar emergjenca. Ai nënvizon se qeveria thjeshtë po jep premtime duke mos i mbajtur ato.
Deklarimet e Këshillit të Ministrave për fonde për banorët kopje e premtimeve për Shkodrën e përmbytur: Askush s’është ndihmuar me fonde ende sot!, shkruan Rama.
Florenc Stafa