Rusia mbeshtet planin e Anan per Sirine
Rusia ka konfirmuar se mbështet fuqimisht planin e paqes të të dërguarit special Kofi Anan për ti dhënë fund dhunës në Siri, plan I cili mbështetet edhe nga Këshilli I Sigurisë I Kombeve të Bashkuara. Ne nuk pranojmë asnjë përpjekje për spekulim mbi dështimin e planit të paqes, apo se nuk është më në funksion, si dhe që reëzolutat e këshillit të Sigurisë së OKB-së nuk duhet të përmbushen. Këto përpjekje janë të paranueshme. Ne ende mendojmë që qëllimi kryesor është implementimi këtij plani paqeje, ka thënë zëdhënësi I ministrit të jashtëm rus. Protestat kundër presidentit sirian Bashar Al asad që kanë nisur 15 muaj më parë janë kthyer në përplasje të dhunshme që kanë cuar dhe në një numër të madh viktimash. Dy nmasakra të raportuara se janë kryer nga militantët e Asadit kundër popullatës civile kanë detyruar perëndimin që të kërkojë nga Asadi dorëzimin e pushtetit. Moska ka përdorur veton e saj si dhe mjete të tjera për të mbrojtur Asadin, I cili prej kohësh është një nga klientët më të mëdhenj të armatimeve ruse. Në takimin mes sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton dhe përfaqësuesve perëndimorë e atyre arabë në Stamboll, u vendos se strategjia tranzitore në Siri duhet të përfshinte dhe transferimin e plotë të pushtetit nga ana e Asadit. Ndërkohë që në siri situate sa vjen dhe më bëhet më kritike, vetëm në qytetin Hama të vdekurit mes civilëve janë mbi 100. Në Hula janë vrarë 20 gar dhe fëmijë. Forcat e regjimit të Al Asad kanë kryer një tjetër masakër që sjell ndërmend atë të 25 majit. Dy zonat fillimisht janë bombarduar me artileri të rëndë nga ushtria e vendit dhe më pas kanë qenë militantët të cilët kanë hyrë shtëpi më shtëpi duke therur me thikë të gjithë ata që I kishin mbijetuar bombardimit.