AMC, ndihme per femijet me crregullime ne sjellje
Fondet e mbledhura nga mesazhet, ne telefonine celulare permjet rrjetit te AMC-se kane shkuar ne ndihme te femijeve me crregullime ne sjellje ose ata qe reagojne me vonese, sic eshte autizimi. AMC prezantoi kete vit, per here te pare ne Shqiperi, projektin e kontributit nepermjet mesazheve i quajtur "Mesazhe shprese". Ne kuader te tij, kompania AMC i dhuroi Fondacionit te Femijeve Shqiptare "Domenick Scaglione" nje shume te konsiderueshme nga te ardhurat e grumbulluara prej SMS-ve te Vitit te Ri. Ne ceremonine e organizuar, kane marre pjese drejtori i Pergjithshem i AMC, zoti Stefanos Oktapodas, dhe presidentja e Fondacionit te Femijeve Shqiptare, zonja Liri Berisha, te cilet nenshkruan edhe marreveshjen e bashkepunimit. "Eshte pjese e filozofise sone, te biznesit dhe e te gjithe Grupit Cosmote, qe te jemi prane komunitetit. Jemi te lumtur qe jemi pjese ne nje projekt kaq te rendesishem, sic eshte ngritja e ketij spitali dhe jemi te hapur per nje bashkepunim me afatgjate per ngritjen e qendres", ka pohuar Oktapodas. Ndersa, zonja Berisha ka theksuar se ngritja e nje qendre te tille, eshte edhe sfida e madhe e Fondacionit te Femijeve per dy vitet e ardhshme".