Godo: Spitalet jo me krize ilacesh
Brenda gjashte mujorit te pare te ketij viti, te gjitha spitalet rajonale te vendit do te furnizohen me medikamente, te cilet per here te pare po tenderohen nga drejtuesit e spitaleve."Tani spitalet do te tenderojne vete dhe me ane te buxhetit qe iu eshte dhene, do te dine te zgjedhin ato medikamente dhe materiale konsumi qe jane me te domosdoshme per to, per aktivitet e perditshme", eshte shprehur ministrja e Shendetesise, Anila Godo. Spitalet tashme do te menaxhojne vete te ardhurat dytesore te tyre, te cilat perfitohen nga sherbimet me pagese. Per sa i perket menaxhimit te ketyre te ardhurave, eshte ngritur nje skeme e vecante. "Eshte vete bordi drejtues qe do te percaktoje se keto te ardhura do te shkojne per motivimin e personelit. Kjo e fundit do te sjelle nje sherbim me te mire, dhe per te hapur nje sherbim te munguar ne spitalin e tyre", ka theksuar Godo. Nje tjeter fakt, qe ka pohuar Godo, ka qene edhe abuzimi qe eshte bere. Gjate kohes qe ajo ka qene ministre, Auditi i Brendshem ka konstatuar raste te abuzimit nga bluzat e bardha. Si pasoje jane larguar nga puna 21 punonjes dhe ndaj 10 rasteve, ku perfshihen drejtues dhe ish-drejtues jane bere kallezime penale. Nderkohe qe 81 punonjes ne spitale jane paralajmeruar me largime nga puna. "Kemi nje numer te madh mjekesh te cilet jane penalizuar me largim nga puna, me gjoba ne para, ka edhe mjeke qe jane cuar ne prokurori. Lista e personave te penalizuar per shkak te konstatimeve nga Auditi i Brendshem eshte e gjate", ka theksuar ministrja e Shendetesise, Anila Godo.