Drejtoret e poliklinikave, te detyruar te kryejne vizita
Drejtuesit e poliklinikave shendetesore ne te gjithe vendin jane te detyruar te kryejne vizita per pacientet, ashtu sikurse te gjithe mjeket e qendres shendetesore qe ata drejtojne. Ky eshte vendimi me i fundit qe eshte marre nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, menjehere pas nenshkrimit te kontratave te reja me 413 qendrat shendetesore.
Rregullat
Por, nuk jane vetem drejtuesit e poliklinikave qe do u nenshtrohen ketyre ndryshimeve, por edhe mjeket dhe infermieret. Keshtu nese nje prej mjekeve mungon ne pune me shume se leja e zakonshme, vizitat e tij do te kryhen nga koleget per nje kohe te shkurter. Por nese ky mjek, nuk rikthehet ne pune pas nje periudhe 4 ditore, sa e parashikon edhe raporti mjekesor, atehere ai do te zevendesohet nga mjeket e tjere. "Ne rastet e mungesave te perkohshme ne pune te mjekeve, ne baze te organikes se miratuar dhe ne mungese te alternatives tjeter, mbulimi i banoreve me sherbim shendetesor do te kryhet nga mjeku i qendres shendetesore me te afert, me miratim te Drejtorise se Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor", thuhet ne kontratat e reja te miratuara nga ISKSH. Po keshtu, nje tjeter pike e rendesishme eshte edhe ofrimi i sherbimit me 3 turne ne qendrat shendetesore. "Kujdesi per rastet urgjente eshte ndare ne sherbim me 1turn dhe 3 turne, per te dhene mundesine qe poliklinika, te ofroje pune pa nderprerje" thuhet ne kontrate. Po keshtu kujdesi shendetesor per te rriturit, eshte ndare ne tre pjese per shkak te karakteristikave te semundshmerise qe kane. Ndarjet jane; te rritur 14-65 vjec, per te moshuarit me shume se 65 vjec si edhe kujdesi shendetesor mendor.
Paketa
Paketa e re e sherbimeve shendetesore ne sherbimin paresor perfshin edhe listen e barnave te urgjences qe duhet te kete qendra shendetesore. Kjo liste standardizon kete sherbim ne te gjithe vendin, percakton emrat e 68 barnave dhe materialeve te konsumit qe duhet te kete poliklinika, per trajtimin e urgjencave duke filluar nga serumet deri ne trajtimin e rasteve urgjente me semundje nervore, astmatike, shoku anafilaktik, etj. Per sa i perket semundjeve qe do te trajtojne keto qendra shendetesore, ato jane plot 31, duke filluar nga ato te zemres, astma hipertensioni, diabeti, anemia, infeksionet urinare, dhimbjet e mesit, depresioni, problemet e lekures, infeksionet e rrugeve te frymemarrjes etj. Nje ndryshim ka pesuar edhe menyra e ofrimit te sherbimeve. Keshtu, eshte parashikuar qe per cdo sherbim te kryhet pershkrimi dhe qellimi i tij, rastet qe trajton, kujdesi parandalues dhe edukimi i pacientit/familjes. S. Isaku
Kontratat e reja, percaktim te kostove te sherbimeve
Kjo pakete e detajuar sherbimesh per qendrat shendetesore, do te ndihmoje shume per percaktimin e kostove te sherbimeve, do t'i ndihmoje keto qendra ne aktivitetin e perditshem. Por nga ana tjeter do i sherbeje ISKSH-se dhe Ministrise se Shendetesise, per monitorimin e qendrave shendetesore dhe hartimin e politikave, e mbi te gjitha eshte nje pakete shume transparente per te gjithe publikun qe merr sherbim ne keto qendra shendetesore, ne menyre qe cdo kush te dije se cfare sherbimesh do te perfitoje.