Braçe: Ligjërisht mandati i pestë është i PS-së
07/07/2009 Socialistët kontestojnë rezultatin në qarkun e Beratit
“Berisha kërkon të dekurajojë numërimin dhe transparencën e çdo vote”
“Sali Berisha dhe Ilir Meta, siç e ka vërejtur çdo shqiptar në këto 48 orë, kanë shumë të përbashkëta, por këtë herë i bashkoi interesi jetik për t’i mohuar çdo shqiptari votues në Tiranë, Berat, Fier, Shkodër leximin e transparencës së çdo vote të lirë, që e ka bërë Partinë Socialiste forcë të parë politike në vend”, - kështu u shpreh dje kandidati për deputet i PS-së për Qarkun e Beratit Erion Braçe lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor, por dhe të zhvillimeve politike gjatë ditëve të fundit. Në këtë mënyrë, duke mos hequr dorë nga pretendimi i tyre, sipas të cilit e djathta po deformon vullnetin e popullit shqiptar lidhur me votimet e 28 qershorit, Braçe lëshoi dhe një herë tjetër akuzën për vjedhjen e mandatit të pestë të PS-së në Qarkun e Beratit nga kryeministri Berisha. “Në Berat qytetarët i kanë dhënë Partisë Socialiste mandatin e 5-të (dua t’ju kujtoj se edhe me bashkimin e ri Berisha–Meta Partia Socialiste ka 8 mijë vota më shumë), mandat i cili po vidhet nga Sali Berisha. Ne kemi të gjitha provat e mjaftueshme se ai mandat është yni, ndaj kemi kërkuar, duke u mbështetur në ligj, transparencë mbi çdo votë të numëruar në kushte terrori e presioni kriminal në KZAZ nr. 1”, - vlerësoi Braçe. Sipas tij, PS-ja ka kërkuar rivlerësimin e 750 votave të pavlefshme, të shpallura të tilla në kushte presioni e pa vendim të administratorëve në KZAZ-së nr. 1. Gjithashtu kandidati për deputet i PS-së bëri me dije se është kërkuar rivlerësimi i 1448 fletëve të votimit të pavlefshme, të shpallura të tilla me vendim numerik shumice të administratorëve të KZAZ-së nr. 2. “Këto vota janë disa herë më shumë sesa votat e vjedhura me të cilat Sali Berisha na grabiti mandatin e 5-të. Qeveria virtuale e 48 orëve të fundit është instrumenti i paligjshëm dhe i dhunshëm, që kërkon të dekurajojë numërimin dhe transparencën e çdo vote”, - nënvizoi Braçe gjatë fjalës së tij.