Rrjeti shqiptar sjell dy prokurorë francezë te Krimet e Rënda
Hetimi për trafik droge, do të merren në pyetje 16 shtetas shqiptarë si dëshmitarë. Seancat kanë nisur te Gjykata e Krimeve të Rënda prej dy ditësh
Laureta Rryçi
Tiranë - Prej pak ditësh në Tiranë kanë mbërritur dy prokurorë francezë. Hetimi ndaj trafikut të drogës, ku të implikuar janë disa shqiptarë, i ka detyruar hetuesit francezë të mbërrijnë në vendin tonë për hetime të mëtejshme. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda pohuan dje për gazetën “Albania” se dy prokurorët e huaj po shoqërohen nga prokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Xholi. Hetuesit e huaj kanë mbërritur me një letër-porosi nëpërmjet së cilës kërkonin të pyesnin 16 dëshmitarë shqiptarë. Sipas legjislacionit të fuqi, këto dëshmi mund të ishin të vlefshme nëse pyeteshin nga një gjyqtar shqiptar. Për pasojë, seancat e dëshmive kanë vazhduar që ditën e hënë të kësaj jave në një nga sallat e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Kërkesa
Hetimet për trafik droge i kanë detyruar prokurorët francezë të nisen vetë drejt Shqipërisë, duke mos pritur afatet që zgjasin me letër-porositë. Fillimisht ata kanë paraqitur kërkesën në Prokurorinë e Përgjithshme duke u bazuar në Konventën Europiane për ndihmë të ndërsjellët penale. Kërkesa e tyre i është deleguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak se është kompetencë e këtij institucioni ta hetojë këtë vepër penale. Prokurori shqiptar Adnan Xholi mësohet se ka qenë dhe shoqërues i dy prokurorëve të huaj, duke i ndihmuar ata në mënyrë që të mbledhin dëshmitë në kohën e nevojshme. Burime pranë Akuzës shpjeguan se hetuesit e huaj do të largohen nga Tirana në fund të kësaj jave.
Dosja
Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Etleva Deda, prej dy ditësh po dëgjon dëshmitë për llogari të Drejtësisë franceze. Gjyqtarja është caktuar të drejtojë seancat kur të merren 16 dëshmitë e shqiptarëve që kanë dijeni mbi një trafik droge që ka si destinacion Francën. Nuk bëhen të ditur emrat e dëshmitarëve dhe shqiptarët që janë në hetim për trafik lëndësh narkotike. Burimet shpjeguan se sapo të mbarojnë dëshmitë, dosja do t’u jepet hetuesve të huaj, të cilët do ta marrin me vete drejt Francës. Ky është rasti i parë për Gjykatën e Krimeve të Rënda që merr në pyetje dëshmitarë shtetas shqiptarë për llogari të Drejtësisë franceze.
4 Mars 2009