"Rrno për me tregue", jo "Ndrro për me shptue"
Sërish i saktë, dhe... "provokues" zoti Lulushi. “Rrno për me tregue" është rrëfimi i "babait të historisë së përndjekjes komuniste". Dhe, njëherësh, “një vepër arti”. 2500 vitet e ardhshëm, që kanë filluar të numërohen qytetarisht prej këtij mesazh
Faruk MYRTAJ
At Zef Pllumi nuk është më. Fizikisht e përcollëm për atje, ku ai u përgatit të prehej përgjatë gjithë jetës së tij. Por ky nuk është Lajm, siç jemi mësuar të “mësohemi” prej përditshmërisë së ideologjive publicistike.
Sepse: Ai nuk ka qenë.
Për pjesën më të madhe të jetës së tij, At Zefin e fshehën prej syrit tonë dhe prej diellit, e ndrynë në shtatëdhjetë e shtatë dryna, ia shuan miqtë e kolegët e tij një nga një, ia lëshuan atij dhe atyre lukuninë e turmave (pse jo: pjesë të popullit të tij ishin) si dëshimtare në gjyqet antishenjt e antiqiell, ia mohuan Zotin duke u rrekur të besonte e t’i bindej zotit të vogël, atij Sekretar i Parë.
Me ndihmën e tyre, u shndërrua në mosprani fizike, në kalendarin e këtushëm, për llogari të atyre 2500 vjetëve që vijnë...
Nëse ka Parajsë (pasi Parajsa dhe vetë Zoti as këto nuk kanë qenë, kur shembëllimi i tyre, i përvuajturi At Zef Pllumi, nuk ishte për Ne, që gjoja kemi qenë e me gjasa vazhdojmë të mbetemi edhe Pas Tij!), ai ka shkuar atje. Por, përpara se të dëshmojë sërish, mbase po kërkon të kqyrë rreth e qark për të (mos) gjetur ca shpirtra të tjerë, që neve këtu poshtë na kishin thënë se kishin shkuar atje!
Nëse nuk vihej re se ishte Ferr (ai tokësori, ku vuajti trishtueshëm dhe gëzueshëm sëbrendshmi At Zef Pllumi e të ngjashmit), ai provoi të na qortonte njerëzishëm se duhej ta dinim prej kohësh, edhe më mirë se prej leximit të vonshëm të Ferrit të Përfytyruar të Dantes.
Besohet të kenë qenë vitet e para të tij, teksa kishte nisur të bëhej, teksa e pamë fizikisht të ishte këto pak vitet e fundit: u shfaq për të ikur.
S’kishte asnjë ngjasi me ato paralajmërimet e rreshme të mjeshtrave të mëdhenj të përshtatjes gjer edhe me mjedisin e ndotur; kishte një jetë të tërë që mungonte, erdhi, foli pak e më pak, shkroi Kodin e Rrëfimit dhe, pa shkuar ndër mend tituj e ndere prej të gjallëve të gjorë, iku...
Nuk kishin munguar e as mungojnë dëshmitarët e veçanësisë së këtij Dëshmitari të Madh, por leximi i “Rrno për me Tregue” na kthen tashmë, detyrimisht, në dëshmitarë (edhe pse të vonshëm): libri është shkruar qartë dhe s’mund të bëjmë sikur nuk e kuptojmë; libri është shkruar me shqipe të kthjellët, dhe s’kemi asnjë shans të mos vemë re se çfarë është bërë me shqipen, me shqiptarët dhe me Shqipërinë...
“Rrno për me tregue” na ofron shans për t’u përmendur, për t’u zgjuar e vetëdijësuar për të jetuar në gjendje lirie edhe kthinave të robërisë; shans për të kuptuar diferencën midis “rrno për me tregue” dhe “ndrro për me shptue”; shans për ta parë qëndrimin virtytshëm si të vetmin Nder, i cili mban gjallë Jetët, Letrat dhe Kombin.
Me dhimbje të parë në shqip, “Rrno për me tregue” vjen në anglisht, mbase edhe në frëngjisht e gjuhë të tjera të mëdha, në gjuhët e civilizimit dhe të kthimit më në fund të shqiptarëve në udhën e shkelur përgjegjshëm prej At Zef Pllumit e të ngjashmëve të Tij, pavarsisht pranisë endè imponuese të atyre që “rrfyen pa rrnue”, duke treguar nje Shqipëri që realisht s'ishte.
19 Maj 2008