E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria ndryshon masën e pagesës për të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët



Avushe Zhuka
Këshilli i Ministrave miratoi dje disa ndryshime lidhur me masën e përfitimeve të pagesës për personat me aftësi të kufizuar, të verbrit, invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik. Qeveria vendosi që ritmi i rritjes së pagës nuk do jetë më sa masa e pensionit minimal në qytet por do të bëhet në bazë të indeksimit të çmimeve të konsumit. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, janë ndryshuar, fjalët “çdo vit, me ritmet e rritjes së pagës minimale, në shkallë vendi, por masa e indeksuar e pagesës të mos jetë më shumë se masa e pensionit minimal në qytet, në shkallë vendi” zëvendësohen me “me indeksin e çmimeve të konsumit”,në ligjin Nr 8628, në ligjin NR. 8089 dhe në ligjin Nr 9355. Nga këto ndryshime përfitojnë invalidët e kategorive, paraplegjik dhe teraplegjik,të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuar.
Përfitimi
Përfitojnë nga ky vendim i Këshillit të Ministrave, personat që përfitojnë nga statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit Nr.8089, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, përcaktohet ndryshimi i rritjes së masës së pagesës. Po kështu përfitojnë ndryshim të pagesës, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pika 1, e 20, pika 3, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, dhe të nenit 15, të ligjit Nr.8626, datë 22.6.2000 personat që përfitojnë nga “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”. I njëjti ndryshim është bërë edhe në pikat 8 e 13, të vendimit Nr.618, datë 7.9.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, “Për përcaktimin e kritereve të dokumentacionit dhe masës së përftimit për personat me aftësi të kufizuar”.
Vendimi
Këshilli I Ministrave ka ngarkuar, Ministria e Financave, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi, pas botimit të tij në fletoren zyrtare. Për të gjithë personat që përfitojnë nga statusi i personave më aftësi të kufizuar, paraplegjik dhe tetrplegjik si dhe të verbër rritja e pagës nuk do të bëhet duke u bazuar në pensionin minimal të qytetit, por do të bazohet në indeksin e çmimeve të konsumit.

Qeveria vendos të privatizojë objektin e ish-kopshtit Nr.26
Qeveria vendosi me VKM të kalojë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, objektin ish-Kopshti Nr 26 që ndodhet në rrugën “Kristaq Cipo” me qëllim privatizimin. Kalimi nën përgjegjësi të ministrisë për Entin Kombëtar të Banesave, të pronës së paluajtshme shtetërore, objektit “ish-Kopshti Nr.26”, me numër pasurie 5/131, numër kadastral 8180, P-7, me numër rendor 346, në listën që i bashkëlidhet vendimit Nr.834, datë 13.12.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së pjesshme të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të Bashkisë Tiranë, të qarkut të Tiranës”. Vendimi për kalimin nën përgjegjësi të Ministrisë me qëllim privatizimi u bë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11 e 13, të ligjit Nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe ligjit Nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale, për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave. Qeveria ngarkon Entin Kombëtar të Banesave të lidhë kontratat e privatizimit me banorët, të përfshirë në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas kushteve të privatizimit, të përcaktuara me udhëzim të veçantë të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit.

24 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›