Pranga pronarit të pub-it, u kap me 4 doza heroine
GRAMSH - Në pranga pronari i një pubi në Gramsh, pasi i është gjetur lëndë narkotike. Burime zyrtare të policisë thanë se, në kuadër të operacionit të koduar "Holta", si dhe mbi bazë të informacioneve të marra nga ana e Seksionit Luftës Kundër Narkotikëve, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Gerand Zaçelli, 26 vjeç, lindur dhe banues në Lushnje, i dënuar më parë për “përdorim të lëndëve narkotike”. Arrestimi i tij është bërë pasi, gjatë një informacioni të marrë nga policia, të lartëpërmendurit i është ushtruar një kontroll i imtesishëm në pub-in "ADI PUB", që ndodhet në Gramsh dhe është në pronësi të tij. Nga kontrolli i ushtrua në këtë ambjent nuk ështën gjetur asnjë gjë e kundërligjshme. Por më pas policia i ka ushtruar një kontroll personal dhe Gerand Zacellit. Atij i është gjetur dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër doza lëndë narkotike, e cila për nga karakteristikat e saj, ngjason me atë të lëndës narkotike, heroinë. Policia tha se, është duke u punuar për zbulimin e tregut dhe linjës së tyre. Ndaj Zaçellit është marrë masa e arrestit në flagrance për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së narkotikëve".
Lopë e viça kontrabandë nga Maqedonia, dy nën hetim
KORÇË - Ndërsa transportonin bagëti, të cilat dyshohet se janë kontrabandë, dy persona janë identifikuar nga forcat policore të Korçës. Ngjarja konfirmohet prej uniformave blu, duke bërë me dije se të dyshuarit janë përkatësisht Olgert Musollari, 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit dhe Ardian Toska, 38 vjeç, banues në fshatin Piskupat po të Pogradecit. Ndaj tyre u kryen veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë, për veprën penale të “tregëtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”. Kjo akuzë është ngritur pasi i dyshuari i parë, Olgert Musollari, është kapur në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij PG 5580 B, 12 krerë bagëti (tre lopë dhe nëntë viça), të cilat dyshohen se kanë hyrë kontrabandë nga Maqedonia. Ndërsa Ardian Toska, i ka ngarkuar më pas këto bagëti në mjetin me targë PG 5580 B, për ti transportuar në një tjetër vend. Materialet për këtë ngjarje i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
24 Korrik 2010