Rrofshin
Për të qenë sa më joshëse dhe në qendër të vëmendjes, sekreti është të kesh një palë këmbë të gjata. Kush janë VIP shqiptare me këmbë të tilla?
Ka ikur koha e shprehjes “Flokët e gjata janë gjysma e bukurisë femërore”. Tanimë ajo është thjesht një klishe, që ia ka lënë vendin një të vërtete, të cilën jo të gjithëve u pëlqen ta pranojnë. Gjatësia e këmbëve cilësohet si gjysma e bukurisë femërore. Është gjithnjë një çështje centimetrash. Për të qenë seksi nuk mjafton vetëm gjatësia, por mbi të gjitha nevojiten këmbë të gjata. Silueta e një tërheqjeje të parezistueshme varet nga “shkëputja e kofshës” disa centimetra më tepër, që ka një ndikim të madh mbi bukurinë. Të kesh këmbë të gjata, në krahasim me mesataren e turpit, bën edhe më tërheqës të dy sekset, si burrat, ashtu edhe gratë. Aq më tepër kur do të jesh seksi dhe në qendër të vëmendjes, këmbët e gjata ndihmojnë. Mund të kalosh orë të tëra në palestër pa asnjë rezultat. Për të qenë me të vërtetë seksi, duhet të kesh diçka që vetëm nëna natyrë mund ta japë: një palë këmbë të gjata. Kështu ka rezultuar për disa nga femrat që zaptojnë më shpesh ekranet tona. Njëra prej tyre është edhe Bleona Qerreti me këmbët e saj, që i ekspozon shpesh nëpër performancat e saj artistike, por jo vetëm. Mesa duket, ajo e ka zbuluar prej kohësh efektin e tyre dhe ka ditur t’i ekspozojë sa më shumë. Ledina Çelo është ndër personazhet që nëna natyra ka treguar bujarinë e saj më të madhe, duke i dhuruar këmbë që janë jo vetëm të gjata, por edhe seksi. Vetë këngëtarja i ekspozon në mënyrë të mrekullueshme në një nga videoklipet e saj me titull “Të ndiej”. Nuk ka ngelur mbrapa edhe këngëtarja kosovare Zanfina Ismaili. Vitin e shkuar është cilësuar si këngëtarja më seksi, kjo falë edhe gjatësisë së këmbëve, në krahasim me mesataren e trupit. Në të njëjtën kategori hyn edhe Çiljeta, që jo pak herë i është vënë në dukje një dhuratë e tillë. Me performancat e saj shpeshherë është shquar për dekoltenë, por nuk ka lënë pa vënë në pah edhe këmbët e saj të gjata. Në një stil më të sofistikuar gjatë performancave të saj, Mariza Ikonomi shpesh tenton mos t’i vërë në dukje kërcinjtë e saj të gjatë, por prapëseprapë nuk kanë si të ngelen pa rënë në sy. Edhe modelet nuk do të donin të lakoheshin pranë emrit të saj, duke qenë se gjatësia e këmbëve mbi bustin është evidente. E kategorisë së “këmbëgjatave” bën pjesë edhe këngëtarja kosovare Arta Bajrami, e cila pranon që këmbët e gjata e bëjnë të ndihet tepër provokuese. Teksa e pyet se sa centimetra mund të falte nga kërcinjtë e saj, ajo përgjigjet me një frymë: “Asnjë milimetër”. Sipas një studimi polak, mjafton vetëm një “shkëputje” prej pesë centimetrash mbi bustin, për të siguruar një tërheqje edhe më të madhe. Mesa duket, bukuria identifikohet te kërcinjtë e gjatë, që secili prej nesh do t’i kishte zili.