E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rroga e Ibras, sa 90 të Presidentit francez

Zlatan Ibrahimovic do të paguhet 14 milionë euro në vit, pasi nënshkroi kontratë trevjeçare me Paris Saint Germainin. Franca është quar në këmbë, pasi që nuk kishte ndodhur kurrë që një lojtar të paguhet aq shumë, aq më pak në këtë kohë krize, e cila e ka kapluar botën.

I fundit që është treguar i brengosur për shpenzimet e ‘çmendura’ të PSG-së, e cila u ble vjet nga sheikët arabë, është ministri i Ekonomisë, Jerome Cahuzac, i cili këto shifra i konsideron të papranueshme, në një kohë si kjo. “Këto shpenzime mund të sjellin pasoja dizastroze në botën e futbollit, ku shumë klube, sidomos në Evropën jugore, ku klubet kanë borxhe të shumta”, ka thënë ai.

Ndërkohë, mediat franceze e kanë bërë një krahazim ndërmjet rrogës së sulmuesit suedez dhe të presidentit të Francës, François Hollande. Në bazë të statistikave del se ish sulmuesi i Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës dhe së fundmi Milanit, ka rrogë 90 herë më të madhe se presidenti francez, i cili në vit paguhet 178.920 euro. Presidenti Hollande, ditë më parë kishte thënë se një klub mund të fitojë, jo domosdoshmërisht duke bërë transferime dhe rroga si këto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›