E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulçe dhe Mehja i bashkohen Partizanit, sot vjen Maho

Nga ILIR CARA

Përgatitjet e Partizanit për sezonin e ri vijojnë në ish-kompleksin Dinamo dhe për momentin të kuqtë e kryeqytetit ndodhën në fazën intensive, ndonëse grupi nuk është plotësuar. Me fillimin e përgatitjeve me top kanë nisur të vijnë edhe prurjet e para, pra ka nisur të materializohen emrat që u përmendën kohë më parë. Dje me ekipin janë bashkuar edhe dy ish-futbollistë të kuq, pikërisht bëhet fjalë për mesfushorin Salvatore Sulçe, që debutimin me Partizanin e kreu në moshën 16 vjeçare dhe në sezonin e fundit është aktivizuar në Portugali. Ndërsa futbollisti tjetër është një tjetër ish, sulmuesi Renis Mehja. Por këta nuk do të jenë të vetëm, pasi e sigurtë është që sot me ekipin do të bashkohet edhe sulmuesi Rezart Maho, i cili ishte pjesë e ekipit edhe në Kategorinë e Dytë. Por java tjetër pritet që të jetë kulmore për demat e kuq, pasi prurjet pritet të jenë më të mëdha, si dhe parashikohet që të kryhet edhe miqësorja e parë. Gjasat janë se gjatë javës së vjen Partizani do të marrë një verdikt nga federata për të drejtën e përfaqësimit, pasi aktualisht flitet për tre lloj skuadrash, ai i aksionarit Paro Laçi, ekip i cili është ky që përgatitet tek ish-kompleksi Dinamo. Por flitet edhe për një ekip të aksionarit Xhani dhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes, dy të fundit ende mbeten në letër.

Xhani kërkon lojtarë Para disa ditësh Albert Xhani ka shpalosur stafin drejtues që do të drejtojë ekipin e administruar nga ana e tij. Por aktualisht bëhet fjalë vetëm për staf teknik. Mësohet se Xhani është në kontakte me disa lojtarë duke u bërë ofertën që të vijnë tek Partizani i administruar nga ai. Kryesisht bëhet fjalë për ishë ku në planë të parë janë ata që janë aktivizuar së fundi te Kamza. Por thuhet se po bisedohet edhe për afrimin e disa futbollistëve të huaj. Vetëm vendimi i FSHF mund të sqarojë situatën se kush do të jetë Partizani i sezonit të ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›