E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Harbuzin, vendoset këtë javë

Labinot Harbuzi po vazhdon provat në ekipin nga liga e dytë italiane, Verona. Nima Modyr, menaxher suedez, i cili po merret me transferimin e mundshëm të mesfushorit kosovar në klubin italian, ka thënë se gjithçka do të vendoset në orët e ardhshme.

“Ai do të ushtrojë me ekipin deri të shtunën. Nuk bëhet fjalë për një provë, por për ta njohur ekipin. Ka mundësi të mira që ai të mbetet aty. Ai është një lojtar i pjekur dhe i nivelit evropian”, deklaroi Modyr për mediat suedeze. 26 vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur në Malmo, Genclerbirligi e Manisaspor ka edhe opsione tjera si në Rusi, Ukrainë, Itali, Holandë, Turqi dhe Suedi.

“Shumë ekipe të Evropës janë interesuar për të. Labbe duhet t’i marrë në konsideratë edhe ato dhe në fund të vendos për zgjedhjen më të mirë të karrierës së tij”, përfundoi Modyr.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›