E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Lokarnon, Sadiku me valixhe në dorë

Armando Sadiku, së shpejti do të jetë një ish-lojtar i Lokarnos. Në orët e fundit ose maksimumi në ditët pasardhëse, lojtari i Kombëtares sonë, do të largohet nga ekipi zvicerian, por ende nuk e ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Kemi pasur disa oferta zyrtare që kanë ardhur në drejtim të Sadikut, nga dy ekipe dhe një i tretë do të bëjë së shpejti një tjetër ofertë. Presidenti i klubit po vlerëson çdo ofertë që po vjen në drejtim të sulmuesit shqiptar,- shprehet drejtori i përgjithshëm i Lokarnos Gabriele Gilardi. Ky i fundit, i pyetur për destinacionin e mundshëm të Sadikut shprehet se ende nuk dihet nëse sulmuesi, i cili vitin e kaluar me golat e shënuar ndihmoi ekipin e Lokarnos për të mos rënë nga kategoria, do të qëndrojë në Zvicër apo do të aktivizohet me ndonjë klub jashtë këtij shteti. Gjithashtu, Gilardi, shprehet se klubi është duke vlerësuar çdo ofertë për të mirën e futbollistit dhe të shoqërisë njëkohësisht. Gilardi flet edhe për përfitimet e klubit nga shitja e Sadikut, duke shtuar se shoqërisa do të vlerësojë me kujdes dhe do të shohë më pas se sa do të jetë jetë shifra që do të vendosin në tavolinë klubet e interesuara për të marrë shërbimet e sulmuesit. Por tashmë lind pyetja: Ku do të shkojë Sadiku? Futbollisti i përfaqësueses sonë, ka shprehur dëshirën për tiu bashkuar ekipit të Luganos. Por për momentin edhe kjo pistë është e bllokuar për shkak të shifrës së lartë që Lokarno kërkon për të lënë të lirë bomberin shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›