Tiranë, Basha-Sequi presin shiritin e rrugës “Murat Toptani”
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi kanë inaguruar sot pasdite rrugën “Murat Toptani”. Basha e Sequi prenë shiritin e inagurimit të punimeve të kësaj rruge, ndërtimi i së cilës u bë nga fondet e BE-së dhe deklaruan se projekte të këtyre standarteve do të ketë dhe në vijim, jo vetëm në Tiranë por edhe në Shqipëri.
Kreu i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij përshëndetëse deklaroi se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi me Bashkimin Europian.
"Ky është një inagurim pa risk, pasi puna për përfundimin e punimeve ka përfunduar prej muajsh dhe qytetarët e kanë shijuar këtë rrugë. Z. Ambasador unë ju siguroj se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi me ju. 100 metra nga këtu po finalizohen punimet në sheshin ‘Skenderbej’, pas disa ditësh do hapim projektin për zgjerimin e arteries nga Stacioni i Trenit deri ne Paskuqan, së shpejti bëjmë të ditur datën e hapjes së tenderit për tramin e Tiranës. Sfidat janë të mëdha, po kështu dhe oportunitetet. Mos harrojmë se kemi shumë për të bërë dhe se Tirana është oportuniteti më i mirë ku mund të investojë BE”, u shpreh Basha.
Sequi
Ambasadori i BE, Ettore Sequi në fjalën e tij theksoi se më mirë se kjo rrugë askush nuk mund të justifikonte investimet e BE në Shqipëri.
“Jemi të inkurajuar nga puna që është bërë për këtë rrugë që janë dashur vetëm 18 muaj. Kjo që shikojmë këtu është provë e kombinimit mire te përpjekjeve".
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi vuri në dukje jo vetëm nevojën por edhe mundësinë reale të pajtimit të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Ai vërejti se rindërtimi i hapësirave historike duhet të qaset nga një këndvështrim socio-ekonomik si në zonat urbane edhe në ato rurale, duke i bërë kështu këto hapësira më të njohura dhe më të depërtueshme pasi “lehtësimi i aksesit”, tha ai, “i fton njerëzit të mblidhen, dhe kjo si rrjedhojë fton bizneset të lulëzojnë”. Ambasadori Sequi theksoi rëndësinë e përcaktimit të burimeve të duhura njerëzore dhe financiare për mirëmbajtjen e zonës, duke shtuar se “për Bashkimin Evropian është inkurajues përkushtimi afatgjatë për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të hapësirave historike i vërejtur të simbolizuara me këtë rrugë”.
Ambasadori theksoi se ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve që kanë vlerën e disa milionë eurove nga taksa-paguesit europiane dhe priten të investohen në shumë qytete të tjera.
“Bashkimi Evropian ka mbështetur me 2 milionë Euro rindërtimin e zonës këmbësore që shtrihet përgjatë kalasë mesjetare të Tiranës, Kuvendit të Shqipërisë e Urës së Tabakëve. Punimet për këtë rrugë kanë filluar që më 2009. Rindërtimi i zonës që përurohet sot zyrtarisht ka qënë pjesë e një projekti më të gjërë ndihme i Bashkimit Evropian financuar me € 3.5 milionë euro nga xhepat e taksapaguesve evropiane, nëpërmjet të cilës po realizohen edhe punime të ngjashme në Himarë, Korcë, Berat dhe Krujë.
(d.b/BalkanWeb)