Shtyhet në datën 23 tetor Samiti i BE për krizën në Eurozonë
ATHINE-Shtyhet për në datën 23 Tetor Samiti i BE për krizën në Eurozonë, samit që ishte parashikuar të mbahej në datat 17-18 Tetor. Këtë e bëri të ditur Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy. Ai shtoi se para Samitit do të zhvillohet nje mbledhje e Eurogrup dhe Ecofin.
Rompuy sqaroi se shtyrja e takimit do të mundësojë përfundimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për krizën e borxheve në zonën e Euros dhe se liderët e BE kanë nevojë për informacion shtesë lidhur me çështjen e Greqisë, fuqizimin e kapitalit të bankave si dhe efektivitetin dhe përmirësimin e Fondit të Stabilitetit Financiar Evropian (EFSF).
"BE-ja duhet të jetë në gjendje të përfundojë strategjinë e përgjithshme për krizën e borxheve në eurozonë", tha zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy.
Ndërkohë, kryeministri grek Jorgos Papandreu pati një bisedë telefonike me z. Rompuy, mbi zhvillimet ekonomike në Eurozonë.
Sipas njoftimeve, kryeministri dhe Kryetari i Këshillit Evropian ranë dakord që të kenë takim në Bruksel, ndoshta brenda javës.
(d.b/BalkanWeb)