E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreshnik Qato fiton me pikë. Kampion i Europes, versioni IBC super te mesme

Albania-sport (Live) - 116-112, 109-107 dhe 119-109. Ky eshte vendimi i gjyqtareve. Kreshnik Qato. Kampioni i madh shqiptar. Emblema e boksit profesionist. Një natë magjike, një maratonë krenarie. Në një atmosferë të jashtëzakonshme të panjohur kurrë më parë në evinimentet shqiptare të boksit, është duke u zhvilluar në këto momente në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", në Tiranë, raundi i parë midis boksierit shqiptar Kreshnik Qato dhe atij rus, Aleksandër Zaitsev.
Një hyrje madhështore, që elektrizoi sallën me efekte magjepesë të denja për ndeshje të formatit europian dhe botëror.
* * *
Raundi i parë ishte shumë më i qetë në studimin e kundërshtarit, por me një Kreshnik Qato me impenjues në sulm dhe me një Zaitsev, shumë të kujdesshëm në mbrojtje. Tri minutat e para flasin për një avantazh të lehtë të Qatos, që kërkoi më shumë të godiste kundërshtarin.
* * *
Raundi i dytë, ofroi një Qato më agresiv teksa shqiptari dha edhe disa goditje të shpeshta nga pozicione të afërta.
* * *
Në tre raundet e tjera, Qato shfrytëzoi maksimalisht mbështetjen e publikut për të krijuar përshtypjen e sulmit.
* * *
Në raundin e gjashtë, Zaitsev doli nga strategjia e tij mbrojtëse, me një sulm dinak dhe Qato i shmanget mjaft të mirë.
* * *
Në të shtatin Kreshni Qato më i fuqishëm në goditje dhe më i lëvizshëm, teksa kujdeset shumë për mbylljen e hapësirës ndaj goditjeve Zaitsev. Një e djathtë helmuese e Qatos, dhe Zaitsev mbrohet. Qato kontrolloi situatën në këtë raund duke dëshmuar dhe profesionalizmin e tij dhe për me tepër forcën. Durrsaku në fraksionin e fundit të raundit të shtatë shkarkoi një të djathë e fuqishme mbi Zaitsev.
* * *
Raundi i tetë. Qato mbështetet fuqishëm nga publiku, që therret emrin e tij. Zaitsev shumë i kujdesshëm, teksa Qato këmbëngul me goditje me të majtë dhe shkarkon të djathën kundër rusit. Rriten emocionet në "Asllan Rusi".
* * *
Raundi i nëntë. Zaitsev e nis shumë mirë raundin. Qato lëviz mirë në ring, ndërsa rusi spostohet në kendet e ringut. Qato godet më të majtën e tij, por ende Zaitsev është në formë të mirë që reagon mirë. Breshëri grushtash të dobishëm të Qatos. Rusi vazhdon strategjinë e tij mbrojtëse.
* * *
Raundi i dhjetë. Goditje nga dy kundërshtarët. Rusi godet dhe Qato kundërpërgjgjet. Qato sulmon në mënyrë të vazhdueshme. Zaitsev më pak aktiv, boksierët ndihen pak të lodhur. Rusi ndodhet në qendër, Qato u pa disa herë pranë litarëve. Qato me të djathtë godet në kokën e Zaitsev. Dy boksierët shpesh në pauza lodhje. Qato dhuron një të majtë të fuqishme. Ngrihet në ekstazë tifozeria.
* * *
Raundi 11. Zaitsev godet në mënyrë të beftë dhe me goditjen e tij gjakos Qaton. Rusi ndryshon strategji, teksa shqiptari reziston në mënyrë heroike. Një e djathtë fatale e Zaitsev që gjeti i papërgatitur. Shpërthen rusi. Qato e rimerr veten dhe mbështetet në litarët e ringut. Luftë për jetë a vdekje. Qato me një përkrahje të fuqishme për raundin final.
* * *
Raundi 12. Qato më entuziast, por një rus të jashtëzakonshëm, që mbrohet mirë. Kreshnik Qato më impulsiv. Por 12 raunde nuk panë një fitore me knock-out.
Pritet verdikti i jurisë. Kreshnik Qato fiton me pikë: 116-112, 109-107, 119-109
NDESHJET E TJERA
Përpara ndeshjes Qato-Zaitsev u zhvilluan edhe katër ndeshje të tjera.
Në peshën 57 kg, Ilir Selmani mposhti Altin Cakën, në peshën 64 kg, Antonet Rapushi fitoi me Saimir Selmanin. Ne peshën 81 kg Saimir Pirja fitoi me Sizi Zenelin.
Në takimin tjetër Tontchev-Groset, bullgari Tontchev fitoi qysh në raundin e parë me francezi Goset. Dy goditje të shpejta të fuqishme dhe të njëpasnjëshme në ije, majtas dhe djathtas dhe knock-out.

Azhurnimi ne kohe reale.... na ndiqni

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›