Salihi pas golave: “Sot na lejohet të festojmë”

Albania-sport "Salihi është një gjahtar tipik goli". Këto fjalë i përkasin trajnerit të SV RIed, menjëherë pas fitores në transfertë me Mattersburg(1-2), ku sulmuesi shqiptar shënoi dy golat për skuadrën e tij. "Unë jam shumë i kënaqur me ekipin tim. Ne morrëm një rezulat shumë të mirë. Ajo që më shetëson megjithatë, është fakti se nuk arritëm ta fitonim ndeshjen 1-3. Salihi është një sulmues tipik goli dhe këtë e ka dëshmuar shumë herë në Shqipëri. Unë jam i sigurt, se me atë do të kemi shumë kënaqësi".
Vetë Hamdi Salihi, pas ndeshjes tha per nachrichten.at: "Nuk është shumë e rëndësishme kush i bën golat, kryesore është që ne fituam. Unë nuk e kisha menduar natyrisht se do të shënoja dy gola. Sonte natyrisht që do të festojmë paksa"