Josa, dhuratë “trefishe” për Fushaj

Albania-sport-Tri gola kundër Teutës (3-1), tri pikë të arta në ditëlindjen e presidentit Valter Fushaj dhe, Vllaznia e mbyll fazën e dytë në vendin e dytë, duke qenë edhe koka nr.2 e fazës së tretë, teksa kalendari i fazës së fundit të Kategorisë Superiore, propozon në javën e fundit të Kampionatit të 68-Kombëtar, një supersfidë Tirana-Vllaznia, në tempullin e futbollit shqiptar "Qemal Stafa".
Supersfida e javës së 22, njëhëresh edhe e fundit e fazës së dytë, propozoi në një "Loro Borici" të jashtëzakonshëm në dekor dhe entuziazëm dy rivalët të mëdhenj si Vllaznia (e vendit të tretë) dhe Teutën (e vendit të dytë), të drejtuar nga dy trajnerët e fundit kampion të Tiranës: Mirel Josa (Vllaznia) dhe Sulejman Starova (Teuta).
Një takim i shumë pritur me shumë intriga të brendshme, por me vetëm një protagonsit të plotfuqishëm në fushën e blertë: Vllazninë.
Një pjesë e parë e ndërtuar mjeshtërsisht nga një trajner impulsiv si Josa, i cili edhe pse ka patur në portë mungesën e veteranit Grima, i besoi zëvendësoit Olti Bishani. Një formacion kuqeblu në ditët e tij më të shkëlqyera, që i impohonet Teutës me një 3-0 të pastër në 45 minuta lojë, qysh në dhjetë minutat e para, kur një sulmues klasi si 19-vjecari Xhevair Sukaj realizoi në limitin e minutës së 6', për t'i lenë radhën mesfushorit, malaziasit 23-vjecar Nikola Vukcevic, për të realizur dopietën shkodrane e për të shkatërruar psikologjikisht formacionin e Teutës.
Fraksioni i parë do të mbyllej nga finalizimi i senegalezit El Haxhi Goudjabi, në golin e tij të dytë për fanelën e Vllaznisë. 3-0 në minutën e 42, teksa në fillimin e pjesës së dytë, Starova ka besuar se defekti i madh i ekipit të tij, ndoshta ishte portieri veteran dhe kapiteni i Teutës, 33-vjecari Xhevair Kapllani. Në vend të tij portieri 23-vjecar Alfred Osmani, i pa njollosur në 45 minutat e dyta, falë kjo dhe ndërrimeve taktike të Josës dhe tejngopjes së Vllaznisë, aq më tepër që dy presidentët Fushaj (Vllaznia) dhe Hasanbelliu (Teuta) të ulur pranë njëri-tjetrit në tribunën VIP të stadiumit "Loro Borici" janë parë me gjestikulacione të ndryshme lumturimi të pakufishëm dhe dëshpërimi të jashtëzakonshëm.
Pjesa e dytë ofroi një Vllazni në kërkim të administrimit të rezultatit, ndërsa pala kundërshtare një formacion nervoz të shkatërruar nga kujtimet e frikshme të humbjes 5-0 me Tiranën disa javë më parë. Por, Bledar Hodo arrin të gjejë golin e nderit në të 59', i cili shërbeu për të ndezur atmosferën e një 3-1.
Starova hedh Bledar Mancakun në fushë, por veprimet e sulmuesit tjetër Bekim Kuli do ta linin me dhjetë lojtarë nga minuta e 61', plot 30 minuta para përfundimit të 90 minutave fatale të Teutës, që jo vetëm humbi vendin e dytë, por dhe të mërkurën do të përballet në cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, në një tjetër sfidë të "nxehtë" ku do të përballet me Tiranën. Dhe jo fitore 2-1 në "Niko Dovana" duhet mbrojtur me cdo kusht për Starovën.
VLLAZNIA - TEUTA 3-1
Shënues: Xhevair Sukaj 6', Nikola Vukcevic 27', El Hadji Goudjabi 42'/ Bledar Hodo 59'
Karton i Kuq: Bekim Kuli (Teuta) 61'
Gjyqtarë: E. Peza, A. Pregja, D. Rexha
Stadiumi "Loro Borici", Shkodër