Hamdi Salihi shënon golat e parë austriakë (VIDEO)

Nga Bledar Kuka
Iu deshën vetëm dy ndeshje dhe arriti të tregojë veten. Hamdi Salihi, një nga snajperët më të mirë shqiptarë të golit, arriti të shënonte dje në fushën e Mattersburg-ut, jo një po dy gola. "Hamdushi", sic e quajnë me përkëdheli shokët e të afërmit në Shkodër, e nisi simfoninë e tij në minutën e 58-të, duke i dhënë barazimin ekipit të tij, SV Ried në Mattersburg. Pa kaluar 9 minuta dhe Salihi e shënoi sërish emrin e tij në tabelën e shënuesve: 2-1 për Ried-in si vizitor. Vendasit kishin kaluar të parët në epërsi që në 32', me anë të Holenak-ut, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë mbetën me 10 lojtarë sepse u përjashtua Pauschenëein-i. Në Mattersburg u luajt një ndeshje e ashpër, me plot 7 kartona të verdhë, pa llogaritur të kuqin. Në pjesën e parë ekipi vendas ishte më këmbëngulës, ndërsa Ried-i shpëtoi falë ndërhyrjeve të portierit Borenitsch, por minuta e 45-të bëri që Pauschenëein të përjashtohej pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj shqiptarit tjetër të Ried-it, Sulimani. Ishte pikërisht ky i fundit që dha asistin e golit të barazimit, pranë shtyllës së dytë, ku u ndodh saktësisht Salihi që e dërgoi topin në rrjetë. Në 67', Ried ekzekutoi një goditje dënimi, mbrojtja nuk e largoi dot topin dhe shqiptari ishte aty afër për të gjuajtur drejt e në portë. Shtatë minuta para fundit Mattersburg-u iu afrua barazimit, kur Berger goditi pjesën e jashtme të shtyllës. Java e 23-të e Bundesligës austriake bëri të mundur që Ried të ngjisë dy shkallë në tabelë, duke qenë tani i 4-ti (me pikë baraz me Tirol-in, 29), pasi Altach-i u mund në fushën e tij, nga Sturm i Graz-it. Nga një ekip që rrezikonte rrëzimin në kategorinë e dytë, ky i Salihit mund të pretendojë ndoshta edhe një vend në kupat europiane. Hamdiu: I lumtur për golat dhe fitoren "Jam i lumtur që skuadra jonë fitoi këtë ndeshje. Po ashtu jam i gëzuar që dhashë kontributin tim për këtë, me dy golat e mi". SV Mattersburg - SV Ried Endstand 1:2 (1:0) Gola:Holenak/Salihi (2) Mattersburg: Borenitsch - Pauschenwein, Sedloski, Patocka - Atan,Holenak (87. Hanikel), Mörz, Schmidt, Fuchs - Jancker (46. Bürger),Naumoski Ried: H.-P. Berger - Brenner, M. Berger, Glasner (32. Martinez),Rzasa - Hackmair (55. Damjanovic), Sulimani, Th. Eder, Drechsel,Pichorner (86. Seo) – Salihi Karton i kuq: Pauschenwein (45.+3/faull) Kartona te verdhe:: Naumoski, Holenak, Atan, Mörz, Sedloski, Schmidt bzw.Pichorner, Drechsel