Rruga e vetme e bregdetit turistik, e amortizuar
Rruga kryesore dhe e vetmja që lidh bregdetin turistik tashmë kalohet me shumë vështirësi. Rrëshqitja e dherave shkatërroi plotësisht rrugën nacionale që lidh qytetin e Vlorës me Llogaranë, Himarën dhe Sarandën. Gati 50 metra të kësaj rruge ka pësuar dëmtime të rënda duke u shëndërruar edhe një rrezik për drejtuesit e automjeteve. Erozioni ka dëmtuar plotësisht rrugën nga rrëshqitja e tokës,duke krijuar çarje pothuaj se në një rreze prej 50 metrash. Aktualisht nuk është marrë asnjë masë konkrete për parandalimin e shkatërimit total të kësaj rruge me përjashtim të nderhyrjeve te vogla. Gjatë këtyre diteve, qyteti i Vlorës është perfshirë nga rreshjet por në ato raste kur ato janë intensive , aksi rrugor që ndodhet në zonën e ujit të Ftohtë dhe pikërisht te "Jonufrës" behet edhe i pa kalueshëm.
Rehabilitimi i kësaj rruge ka përfunduar para dy vitesh nga Vlora në Sarandë, por sot ajo është në gjendje të mjerushme. Ndërmarja e mirëmbajtjes se rrugëve ka ndërhyre disa herë por rruga gjithnjë e më teper po zhvendostet drejtë detit. Per ta sjellë atë edhe një herë ne gjendjen e meparshme, nevojitet nje fond i konsiderueshem, gjë e cila nuk është parashikuar për këtë rrugë buzë detit, një rrugë nacionale e cila paraqitet në këtë gjendje prej me shumë se nje viti.