E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce 11 milione euro per landfilldin

Ndërtimi i Landfillit për menaxhimin e mbetjeve urbane në Qarkun e Korçës ka hyrë në fazën vendimtare. Punimet për ndërtimin e tij nisën pas nënshkrimit të marrëveshes së qeverisë shqiptare me atë gjermane. I vendosur në  afërsi të Maliqit, landfilli do të shtrihet në një zonë larg qendrave të banuara dhe në një sipërfaqe prej 11 hektarësh.

“Qëllimi kryesor I kësaj kompanie është administrimi I mbetjeve të qarkut. Mendohet sipas projektit të deritanishëm të fillojë veprimtarinë e saj pas vitit 2013. momentalisht jemi në fazën e parë të zbatimit të projektit. Është duke u punuar për nxjerrjen e lejes mjedisore. Nënshkrimi I kësaj marrëveshjeje do t’I happë rrugën nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare me qeverinë dhe lëvrimit të këtij fondi, të grantit prej 2 milionë eurosh” thotë Vjollca Balli, menaxhere e shoqërisë aksionere për administrimin e mbetjeve.

Pas fazës së parë të punimeve me vlerë 2 milion euro ka filluar faza e dytë për përfundimin e së cilës janë akorduar 5.4 milion euro. 60 % e të gjithë fondit të nevojshëm për ndërtimin e landfildit janë dhuratë e qeverisë gjermane ndërsa pjesa tjetër është një kredi e butë  me afat shlyerje 40 vjecar.Landfildi është parashikuar të perfundoje në vitin 2013.Ai është planifikuar të ketë kapacitet për përpunimin e plehrave të Qarkut të Korçës për 20 vjet.

Jorgjeta Gjanci           

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›