Komisioni hetimor mbron Gardën: Bëri detyrën më 21 janar
TIRANE- Ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjet e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 3 persona, deputetët e komisionit hetimor parlamentar kanë qenë në ambientet e Gardës ku janë takuar me drejtuesit e këtij institucioni.
Media ka qenë e pranishme vetëm në fillim të takimit, i cili ka vijuar më pas me dyer të mbyllura.
Në përfundim, deputeti Dashamir Sula ka dhënë një deklaratë, ku ka mbrojtur Gardën e Republikës. Ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë shpjegim se kush e ka urdhërin për të qëlluar mbi demonstruesit, si dhe për faktin që Prokuroria ka nxjerrë 6 urdhër ndalime për drejtuesit e Gardës.
“Nga ky takim me efektivët e Gardës konstatuam që Garda e Republikës ka përmbushur vazhdon të përmbushë dhe do të përmbushë të gjitha detyrat që i kërkon ligji dhe Kushtetuta e vendit, në mbrojtje të institucioneve të vendit dhe personaliteteve të saj.” u shpreh deputeti demokrat, Dashamir Sula.
Anëtarët e komisionit hetimor për ngjarjet e 21 janarit kanë bërë të ditur se pas Gardës, do të shkojnë në policinë e shtetit për të marrë të dhënat e tyre.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Komisioni hetimor mbron Gardën: Bëri detyrën më 21 janar