E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga Durrës-Kukës-Morinë një “arterie” kombëtare

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vlerëson ndërtimin e veprës së shekullit

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e konsideron ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë dhe më pas drejt Prishtinës, si “arteria” kombëtare, e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Sejdiu e cilëson si të shkëlqyer veprimin e qeverisë dhe angazhimin personal të kryeministrit Berisha për këtë projekt madhor. Për daljen e Kosovës në det, Sejdiu gjithashtu vlerëson vendimin e kryeministrit Berisha, për ti vënë në dispozicion krahinës shqiptare, portin e Shëngjinit.
 
TIRANE - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë për gazetën “Bota Sot”, vlerëson projektin gjigant të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, duke e konsideruar si një veprim të shkëlqyer të qeverisë shqiptare.
Presidenti Sejdiu, vlerëson dhe përkushtimin e kryeministrit Sali Berisha, për ti lënë Kosovës një hapësirë për dalje në bregdet, nëpërmjet portit të Shëngjinit. 
“Mendoj se është një veprim jashtëzakonisht i shkëlqyer i qeverisë shqiptare. Unë kam pasur rastin të marr pjesë edhe në prerjen e shiritit të rinovimit të Portit të Shëngjinit. Pra, që atëherë ai port është port i Kosovës. E kam fjalën për dhënien për shfrytëzim të këtij porti, shtetit të Kosovës. Kryeministri Berisha ka bërë shumë mirë që ka marrë një vendim kaq të drejtë dhe me kualitet. Gjithashtu, për t’u lavdëruar është edhe përfundimi i rrugës Durrës - Kukës - Morinë. Natyrisht që pas përfundimit të kësaj rruge do të ketë mes dy qeverive tona edhe ndonjë marrëveshje formale. Në të njëjtën kohë dëshiroj të cek se rruga që përfundon në qershor, do të jetë një ‘arterie’ kombëtare, një potencial i fuqishëm për të lidhur Kosovën me Shqipërinë”, u shpreh Presidenti Sejdiu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›