E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqipërisë: Rritet me katër pikë besimi i biznesit

Treguesi i Besimit të Biznesit dhe Konsumatorit ndaj zhvillimeve në sektorin e ndërtimit (TBN) u rrit me 4 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2008, (T4-08) bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj mbi treguesit e besimit të biznesit për ekonominë. Sipas BSH-së, vlerësimet pozitive dhe në rritje të bizneseve ndërtuese për kërkesën dhe për prodhimin në këtë periudhë (T4-08), përcaktuan rritjen e treguesit të besimit. Ndërkohë, për sa i përket vlerësimeve të bizneseve për situatën e punësimit, balanca përkatëse vijon të jetë negative që nga tremujori i kaluar. Banka e Shqipërisë bën të ditur se bizneset e ndërtimit e kanë gjykuar të përmirësuar gjendjen e përgjithshme të biznesit të tyre. Ndërkohë që problemet që kanë hasur më shumë bizneset e ndërtimit në aktivitetin e tyre janë prania e ekonomisë informale dhe pengesa të kuadrit ligjor dhe institucional. Përmes këtij raporti, Banka evidenton faktin se shfrytëzimi i kapaciteteve të bizneseve ndërtuese, për të tretin vrojtim radhazi është raportuar në nivelin 70%. Duke pasur parasysh kërkesën aktuale dhe pritjet për porositë në të ardhmen, 76% e bizneseve e vlerësojnë të mjaftueshëm kapacitetin aktual të prodhimit të tyre. Ndërkohë që çmimet e prodhimit, megjithëse pozitive, kanë pësuar një rënie të ndjeshme nga vrojtimi i kaluar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›